Reklamat, MPPT përshëndet vendimin e gjykatës: Deklaratat e PS, spekulime pa baza
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Tiranës për pezullim të nisjes së hetimeve lidhur me kallzimin penal të depozituar nga PS për cështjen e reklama. Në një dalje për mediat zëdhënësja e këtij institucioni tha se Gjykata rikonfirmoi se Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka zbatuar vetëm ligjin “ Përshpronësim dhe marrje në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik”.“Sapo u njoftuam që Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka rrëzuar pretendimet e Partisë Socialiste, për shkelje e ligjit në të ashtëquajturën cështja e reklamave dhe ka vendosur mos fillimin e hetimeve.Nisur nga kjo,rikonfirmojmë faktin që Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka zbatuar vetëm ligjin “ Përshpronësim dhe marrje në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik”, i cili përcakton si detyrim publikimin e njoftimeve për shpronësim në dy gazeta” th ajo.MPPT theksoi më tej se të gjitha deklaratat e Partisë Socialiste janë spekulime pa baza.“E ftojmë z. Rama që si detyrim ndaj qytetareve dhe jo ndaj Ministrisë,të kërkojë ndjesë publike” përfundoi zëdhënësja e MPPT-së , Arminda Qylafku, njëherësh edhe Drejtore e Pergjithshme e Sherbimeve Mbeshtetese në këtë institucion.