Zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit, i vështirë

Kryeministri i Serbisë dhe ai i Kosovës kanë dështuar të gjejnë një gjuhë të përbashkët sa i përket planit të zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, e ndërsa kanë afat deri në në fund të javës për një zgjidhje.Nga zyra e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është edhe ndërmjetësuese e procesit, është thënë se  kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica  Daçiç kanë rënë dakord për një tekst të caktuar, për të cilin do të diskutojnë."Ata do të jenë në kontakt me mua deri në fund të javës", ka thënë  shefja e diplomacisë europiane. Kryeministri I kosovës tha  se bëhet fjalë për pajtueshmëri parimore dhe se fjalën kryesore do ta kenë qeveritë e të dyja vendeve.Marrëveshja e 19 prillit është e para ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila parasheh raporte normale mes dy shteteve, por zbatimi i saj ka ngecur. Në anën tjetër, palët janë të vetëdijshme se zbatimi është i pashmangshëm nëse duan të shënojnë përparime në procesin e integrimit evropian.Presioni për implementim është shtuar dukshëm në ditët e fundit. Për këtë qëllim ka qëndruar në Beograd dhe Prishtinë edhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle. Ai ka porositur përfaqësuesit e të dyja vendeve se integrimeve të tyre duhet t'iu paraprijë zbatimi i marrëveshjes.Këshilli i Ministrave i BE-së do të vendosë për avancimin e dy shteteve gjatë muajit qershor. Serbia lufton për datën e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.