Richard Hovit: Durimit për Maqedoninë po i vjen fundi

“Koha po ikën, durimit po i vjen fundi. Me rëndësi është që progresi të arrihet", deklaroi sot raportuesi i Parlamentit Evropian (PE) për Maqedoninë, Richard Hovit.Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Richard Hovit ka theksuar se koha po ikën dhe se durimit po i vjen fundi, sa i përket progresit të Maqedonisë në planin e evrointegrimeve.Deklaratëna e tij vjen vetëm pak orë para se Parlamenti Evropian të jap dritë jeshile për Rezolutën për vlerësimin e progresit të Maqedonisë në planin e integrimeve në BE.“Koha po ikën, durimit po i vjen fundi. Me rëndësi është që progresi të arrihet. Por njëkohësisht japim një porosi të fuqishme deri tek Këshilli Evropian dhe tek vendet anëtare të BE-së, se kur të arrihet progresi nuk guxon të përdoren justifikime për mosmiratimin e vendimit për Maqedoninë apo ndonjë aksion tjetër në Bruksel”, theksoi evrodeputeti britanik Hovit.Ai theksoi se në Parlamentin Evropian në Strasburg do të drejtojë porosi tek qytetarët dhe politikanët e vendit se detyrimet që kanë përpara patjetër duhet ti realizojnë.