Protesta në Paris, qytetarët kundërshtojnë reformën e punëtorëve
Reforma e punëtorëve e propozuar në Parlamentin e Francës është kundërshtuar edhe njëherë nga mijëra qytetarë të cilët protestuan në rrugët dhe sheshet kryesore të Parisit. Në disa zona, situata doli jashtë kontrrollit, teksa nuk munguan as episode të dhunshme. Në bazë të të dhënave zyrtare, afro 300 policë kanë marrë plagë të ndryshme, ndërkohë që efektivët kanë shoqëruar dhjetëra protestues në ambientet policore.Qytetarët francezë kanë protestuar sërish në rrugët dhe sheshet kryesore të Parisit në shenjë kundërshtimi ndaj projekt-ligjit të puntorëve i cili po diskutohet në Parlament. Edhe kësaj rradhe, në disa pjesë të kryeqytetit francez situata doli jashtë konstrrollit. Mediat ndërkombëtare transmetuan këto pamje në të cilat shfaqen aktivistët teksa sulmojnë ashpër një efektiv të forcave policore të Francës.Por pavarësisht sulmit fizik, efektivi i policisë arriti që të ruajë qetësinë duke u larguar nga vendi i ngjajres. Këto pamje u kthyen në një objekt debati në Francë, teksa shumë përfaqësues të qeverisë e cilësuan veprimin si mjaft të rrezikshëm. Në bazë të të dhënave zyrtare më shumë se 300 policë kanë marrë plagë nga më të ndryshmet. Megjithatë, në Paris pati edhe qytetarë të cilët marshuan në mënyrë paqësore. Ata mbajtën në duar banera dhe nuk kërcënuan për asnjë moment rendin dhe sigurinë. Protestuesit në Francë kanë argumentuar se reforma e propozuar për puntorët në Parlament, u kushtëzon këtyre të fundit sigurinë në vendin e punës. Pavarësisht protestave, Presidenti Francois Hollande ka deklaruar se puna për miratimin e reformës nuk do të ndalet.