Braçe-opozitës: Do shembni Parlamentin, nëse do e kishte qeveria
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, duke folur për skandalin e ndodhur në jetimoren e Shkodrës, i tha opozitës se nëse institucioni në fjalë do të ishte nën varësinë e qeverisë, deputetët demokratë të shembnin Parlamentin.Gjatë fjalës në Kuvend, Braçe theksoi se institucioni është në varësi të Bashkisë së Shkodrës, duke i kërkuar opozitës që të mbante qëndrim për rastin.Braçe: Të kish ndodhur kjo nën përgjegjësinë e kësaj qeverie, do të kishit shembur Parlamentin. Është e paimagjinueshme se si ju vini partinë mbi një krim të tillë. Si ka mundësi që partia ju ndalon, çoheni, merrni përgjegjësi këtu në sallën e Parlamentit dhe natyrisht të kërkoni domosdo jo vetëm përgjegjësi të krimit, por edhe transformim të atij institucioni që është drejtpërdrejt nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Bashkisë së Shkodrës. (e përsërit tre herë). Kjo ka pak fare rëndësi, e rëndësishme është që ju mjut (mute) sot këtu në sallën e Kuvendit për të folur për këtë gjë. Po flisja për këta udhëheqësit e tu. Tani janë bërë gjyshër dhe flasin për çdo gjë dhe nuk gjejnë kohë për të folur për një krim kaq monstruoz.Deputeti socialist tha se reforma në drejtësi është e domosdoshme për të goditur fenomene të tilla, ndërsa akuzoi Prokurorinë se nuk ka vepruar në kohë.Braçe: Edhe pse është vënë në dijeni Prokuroria, nuk është marrë me këtë çështje. Nëse ky zotëria e do reformën në drejtësi për vete, sepse është mësuar që në 25 vite të jetë mbi qytetarët, të jetë i pabarabartë me ta, të ketë jo vetëm të drejtën e një gjykimi të drejtë, por të ketë edhe avokatin, edhe gjykatësin edhe prokurorin, ne nuk e duam për këtë. Ne nuk e duam për këtë, por për të ndëshkuar krime të përbindshme të këtij lloji. Së dyti, një javë më parë në këtë sallë, u fol gjatë ata që nuk dinë as shkrim e këndim, jua kishin dhënë disa fjali të shkruara, për një protestë para Gjykatës Administrative në Tiranë, një protestë në funksion të interesit publik, e kundërt plotësisht me interesin privat të një biznesi që vetëm një leje i vlen 250 milionë euro.