Vrau bashkatdhetarin natën e 31 dhjetorit, rrezikon dënimin me 12 vite burg

Një shqiptar rrezikon të dënohet me 12 vite burg për vrasjen e një bashkatdhetari.Kjo është kërkesa e prokurorit italian Pasquale Addesso për dënimin e shqiptarit Jasin Sulo, i cili akuzohet se ka vrarë shtetasi Ermal Abdushi, 26-vjeç, banues në Vedano Olona. Ai u vra me armë zjarri mbrëmjen e 31 dhjetorit. Sulo, 30 vjeç, u gjykua me procedurë të shkurtuar. Seanca e dënimit përfundimtar të tij do të zhvillohet më 1 qershor.Vdekja e Abdushit ka ndodhur në shtëpinë e autorit. Pistoleta që qëlloi viktimën rezultoi e vjedhur, ndërsa Abdushi u qëllua me një plumb në gojë./Ora News/