NATO dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshjen për pranim

Pasi NATO ftoi zyrtarisht Malit e Zi, ti bashkohet aleancës së Atlantikut, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtarë  kanë nënshkruar protokollin pro anëtarësimi të saj, gjatë ministerialit që po mbahet ne Bruksel . Kryediplomati shqiptar  Ditmir Bushati ishte i pari që  firmosi protokollin që shtetit ballkanës,  të jetë anëtar i i 29 i aleancës.Në njoftimin e ministrisë së Jashtme, thuhet se Shqipëria ka qenë dhe mbetet një promotore e politikës së dyerve të hapura të Aleancës, pasi integrimi Euro-Atlantik është një vizion për një komunitet më të sigurt dhe të qëndrueshëm trans-atlantik.Vendet e fundit që janë anëtarësuar në NATO kanë qenë Shqipëria dhe Kroacia, në vitin 2009.Ministeriali i ministrave të Jashtëm, i paraprinë Samitit të NATO-s që do të mbahet në korrik në Varshavë.