Hapet sezoni turistik në qytetin e një mbi një dritareve.
Artizanë nga Berati, Saranda, Kruja, Gjirokastra, Pogradeci dhe Ulqini janë bashkuar në një panair me produkte artizanale në qytetin e beratit, çka i parapriu hapjes zyrtare të sezonit turistik.Panairi në sheshin e qytetit ishte aktiviteti i parë i dy ditëve festive në Berat, që për kryebashkiakun Sinaj, janë tregues i rritjes së interesit për turizmin në qytetin e një mbi një dritareve.Sinaj: Për ta kthyer këtë qytet, një nga qytetet më model të Shqipërisë, për ta kthyer në një atraksion të rëndësishëm jo vetëm për turistët e Ballkanit, por edhe të Evropës. Drejtorja e Bankës Botërore, Tahseen Sayed tha se investimet janë përqendruar tek turizmi kryesisht në Jug të vendit.Sayed: Inaugurimi zyrën e informacionit turistik dhe celja e sezonit turistik në Berat janë ngjarje shumë e rëndësishme për turizmin. Banka Botërore është partnerja juaj tashmë prej 20 vitesh dhe kemi punuar në shumë fusha, por tashmë jemi të përqendruar në zhvillimin e infrastrukturës dhe turizmit dhe kryesisht në Shqipërinë e Jugut. Nga të dhënat zyrtare, vetëm në periudhën janar- prill në Berat janë regjistruar tre mijë turistë më shumë se një vit më parë./Ora News/