Gjenden pjesë të avionit të rrëzuar në afërsi të ishullit Karpathos

Pjesët e mbetura pas përplasjes së avionit të kompanisë Egyptair janë gjendur në afërsi të ishullit Karpathos. Është ky lajmi që kanë konfirmuar fillimisht zyrtarët e kompanisë egjiptiane të cilët theksuan se më shumë detaje do të dalin në dritë gjatë orëve në vijim.Nga ana tjetër autoritetet kanë deklaruar se kanë nisur një hetim zyrtar për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti tragjik.Më herët ministri i Aviacionit Civil në qeverinë egjiptiane deklaroi se dyshimet që avionic u rrëzua nga një sulm terrorist janë më të forta se ato të një defekti teknik.Ndërkohë, për mediat janë prononcuar edhe përfaqësues nga qeveria greke, të cilët thanë se mjeti fluturues ka bërë disa manovra të pazakonta përpara rrëzimit. Ata theksuan se në bazë të të dhënave që vijnë nga radarët e tyre, avioni ka marrë një kthesë 90 gradë në të majtë  e më pas një rrotullim të plotë 360 gradë djathtas. Këto lëvizje janë kryer në afro 11.000 metër lartësi, përpara se mjeti mjeti fluturues të rrëzohej në afërsi të ishullit grek Karpathos.Në bordin e avionit ndodheshin 66 persona, mes të cilavë 56 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit. 30 persona janë shtetas egjiptianë, 15 francezë, 2 irakenë, ndërkohë pjesa tjetër ishin nga shtete të ndryshme.Ndërkohë që pjesa tjetër ishte nga shtete të ndryshme përfshirë Britaninë, Kanadanë, Belgjikën, etj. Për ngjarjen kanë reaguar mjaft personalitete nga mbarë bota.Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, si dhe Kryeminsitri i Italisë, Mateo Renzi, ishin ndër të parët që shprehën ngushëllimet e tyre, ndërkohë që kandidati republikan Donald Trump u shpreh se ky mund të jetë një tjetër sulm terrorist. Miliarderi tha se ka ardhur koha që autoritetet të bëhen më vigjilente dhe më të forta.345D413B00000578-3598117-EgyptAir_flight_MS804_heading_from_Paris_to_Cairo_is_believed_to-a-1_1463643443458 34614FA300000578-3598117-image-m-16_1463666284512 34614FBF00000578-3598117-image-a-19_1463666296598 3461640100000578-0-image-a-61_1463670454507