Kukës, simbol i eksodit kosovar e mbyllur ndonëse ka vizitorë

Kulla e Qëndresës,  objekti i  ndërtuar në kujtim të ditëve të vështira të vitit 1999, kur më shumë se 700 mijë shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga trojet e tyre dhe u vendosën në Kukës, vazhdon të jetë e mbyllur për vizitorët.Kanë qenë Studentë të universitetit të Elbasanit, dega histori, që kanë tentuar të vizitojnë kullën historike, por kanë parë vetëm pamjen e jashtme të obeliskut.Vizitor: Dyert fatkeqësisht janë të mbyllura. Asnjëherë nuk e kemi gjetur të hapur.  Studentët e prekin më nga afër, shohin një foto apo një ngjarje dhe kjo krijon një lidhje se sa retorika apo fjalët tona.Ky objekt muzeal që nga momenti i inaugurimit e deri sot është hapur vetëm në 16 Prill të çdo viti, datë kur organizohen manifestime drejt qytetit të Kukësit për të kujtuar mikpritjen kuksiane gjatë Eksodit të 99-ës. Tek Kulla e Qëndresës janë të afishuara qindra foto në kujtim të pranverës së vitit 1999.Për ndërtimin e saj nga Asosacioni i Komunave të Kosovës u akordua një fond prej 90 mijë eurosh. Ndërkohë ndërtesa qëndron e mbyllur, pasi gjithmonë pretendohet se po kryhen punime.