Durrësi nuk është ende gati! Dako: Do të ndalen punimet në bregdet

Pak ditë nga çelja zyrtare e sezonit turistik, bregdeti i Durrësit ende nuk është gati për të pritur pushuesit.Mungesa e infrastrukturës turistike dhe shërbimet e nevojshme, ka detyruar prefektin të mbledh drejtues të institucioneve dhe përfaqësues të turizmit.Kryebashkiaku dako premtoi pezullim të punimeve në turistike gjatë muajve të verës, për të ulur ndotjen akustike. Vangjush Dako kryetar i bashkisë Durrës: Kemi të sistemuar dhe disiplinuar të gjitha punimet që kemi realizuar. Korsitë e makinave do të jenë të hapura në të dyja krahët. Reforma territoriale na ka zgjeruar dhe vija bregdetare është rritur shumë. Kjo na jep mundësi që në këto zona të reja t’i japim përparësi turizmit. Operatorët turistikë ngritën shqetësime për rrugën dytësore Plepa Golem, ku aktualisht po punohet nga ujësjellësi që sipas tyre nuk ka ndriçim, higjienë, sinjalistikë, apo trotuare.Ervin Bytyçi përfaqësues i operatoreve turistikë: Nuk e di se si do e zgjidhni problemin e trafikut? Sezonin e kaluar ka qenë jashtëzakonisht i rënduar. Me kilometra në radhë. Ujërat e zeza. Çfarë do të bëhet me kanalin e plepave.Sink Spartak Kovaçi drejtor i Ujësjellës Kanalizime: Ai është kanali i ujërave të shiut dhe jo i ujërave të zeza. Është parashikuar një stacion pompash që do të funksionojë gjatë periudhës së verës dhe nuk do të lejojë më derdhjen e ujërave në det.Ndotja akustike, e ujërave të detit, mbetjet urbane,  mungesa e kullave të vrojtimit ishin disa prej problematikave që u evidentuan nga prefekti i qarkut Durrës.Gjatë sezonit turistik ashtu si vitin e kaluar do jenë në dispozicion dy ambulanca verore në Plepa dhe gjirin e lalëzit, si dhe stacione policore./Ora News/