Shërbimi Social: Të ngrihet grupi i punës, fëmijët të zhvendosen nga institucioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2016, 16:52
Shërbimi Social Shtetëror ka reaguar në lidhje me skandalin në Jetimoren e Shkodrës ku disa fëmijë u dhunuan fizikisht dhe seksualisht. SHSSH i kërkon bashkisë Shkodër që të ngrihet mënjeherë një grup punë pas kësaj ngjarje të rëndë.“Të merren masa për mbrojtjen e fëmijëve të abuzuar dhe ky grup pune duhet të bëjë vlerësimin e thelluar të rasteve të abuzuara”, thuhet nder të tjera në kërkesën e Shërbimit Social Shtetëror.Po ashtu SHSSH ka kërkuar që fëmijët të zhvendosen nga institucioni.Një ditë më parë Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet në lidhje me këtë rast, pas shqetësimeve të avokatit të popullit. Në lidhje me këtë ngjarje u ndaluan edhe 5 punonjëse të Qendrës së Fëmijëve në Shkodër.