Ristrukturimi i Degëve, kreu i PD Durrës: Ristani dhe Bozdo të jenë të kujdesshëm

Në PD e Durrësit, një nga degët që kundërshton ristrukturimin, nuk ka filluar procesi i zgjedhjeve të brendshme.Kryetari aktual Osmanm Stafa, thotë se PD vijon normalisht punën dhe aksionin e saj opozitar.Stafa: Udhëzim që nuk besoj se mund të sjellë ndonjë risi të jashtëzakonshme. Do të kisha dëshirë që këto energji t’i sillte në shërbim të kauzës së opozitës për të larguar një orë e më parë klasën politike që prodhon çdo ditë skandale për qytetarët shqiptarë. Stafa, hedh akuza ndaj disa prej figurave të PD në qendër, për bashkëpunim me bazën. Stafa: Segmente të caktuara apo individë të caktuar si bashkëpunëtorë të Bashës duhet të jenë më të kujdesshëm dhe më angazhues për t’u përgjigjur pozicioneve që kanë. Këtu nuk bëhet fjalë për delegatë, këtu bëhet fjalë për sekretarin e Përgjithshëm dhe për sekretarin Organizativ të Partisë Dem0okratike.  Edhe në Vlorë, dega e PD nuk ka nisur ende procesin zgjedhor në funksion të ristrukturimit të partisë.I kontaktuar, kreu Moisi Meminaj thotë se po mbledh firmat për t’i dërguar një peticion kryedemokratit Lulzim Basha kundër mbajtjes së zgjedhjeve në PD e Vlorës. Ndërkohë, emrat e mundshëm në garë për kreun e PD lokale Vlorë janë Gramzo Naseraj dhe Ermal Arapi./Ora News/