Të drejtat e LGBTI, Lunaçek: Partitë t'i përfshijnë në programet e tyre

Të drejtat e komunitetit LGBTI duhet të përfshihen në programet e partive politike. Kështu sugjeron zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek e cila në forumin e organizuar për të drejtat e këtij komuniteti kërkoi të drejta të barabarta për ta:Lunaçek: Nuk shoh asnjë problem në përfshirjen e tyre në programet politike, paragjykimet negative për komunitetin LGBT duhet të largohen, asnjë s’duhet t’i gjykojë për prirjet e tyre seksuale, ata kanë të drejtat e tyre, s’duhet të kemi frike nga prirjet tona, duhet të jetojmë jetën tonë larg frikeës, ne Parlementin Europian gjithnjë jemi me parimin që komuniteti LGBTI duhet të ketë të drejta të barabarta me të tjerët, s’duhet të diskriminohen, partitë politike s’duhet të kenë frike të përfshijnë në programet e tyre të drejtat e komunitetin LGBT,sot shoqeria ka ndryshuar, shoh progres në Shqiperi, partitë politike do të bënin shumë mirë nese brenda tyre perfshijne persona të komunitetit LGBTI.Mbështetje për respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTI ofruan edhe dy partitë e mëdha në vend PD dhe PS. Por Partia Demokratike nëpërmjet deputetes  Albiona Halimi vuri theksin tek fakti se Shqipëria ende nuk është gati për të pranuar martesat brënda së njëjtës gjini:Halimi: PD mendon se Shqipëria nuk është ende gati, është herët për këtë menatilitet. Duhet të punojmë njëerë më shqiptarët dhe kur të jemi gati do të punojmë për martesat brenda së njëjetës gjini.Hysi: Më së fundi, pas disa vitesh kjo fushë, të drejtat e LGBTI janë vënë në axhentat politike të partive.Forumi për përfshirjen e të drejtave të LGBTI në programet politike vjen në kuadër të ditës ndërkombëtare të këtij komuniteti.