Tentoi të vriste vajzën, Italia përzë shqiptaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2016, 19:42
Policia italiane e qytetit të Pordenones ka zbatuar gjatë orëve të fundit urdhrin e dëbimit ndaj një shtetase shqiptare e konsideruar një rrezik publik. Më 31 korrik të vitit 2008.shtetasja shqiptare është arrestuar me akuzën tentativë vrasje ndaj vajzës së saj.Pas shlyerjes së dënimit me burg, më 5 maj të 2016, Prefektura e Pordenones në bashkëpunim me policinë italiane ka firmosur urdhrin e dëbimit të saj nga territori italian duke e konsideruar person me rrezik për sigurinë publike si dhe e pa pajisur me leje të rregullt qëndrimi.Pak orë më parë Personeli i Zyrës së Emigracionit ka shoqëruar shtetasen shqiptare në aeroportin Marco Polo të Venecias duke e riatdhesuar drejt Shqipërisë./Ora News/