Ushtria nigeriane ka publikuar imazhet e nxënëses së rrëmbyer
Ushtria nigeriane ka publikuar imazhet e nxënëses së rrëmbyer bashkë me 200 të tjera nga militanët e grupit terrorist Boko Haram. Ajo u lirua një ditë më parë nga ushtria vendase teksa kishte lindur edhe një fëmijë katër muaj më parë. Autoritet arrestuan burrin që e shoqëronte, i dyshuar si militant i grupit terrorist.Ushtria nigeriane ka publikuar sot imazhet e nxënëses së rrëmbyer dhe mbajtur peng së bashku me 200 të tjera nga militanët e grupit terrorist Boko Haram. Ajo u shpëtua në verilindje të Bornos si rezultat i një operacioni të ushtrisë nigeriane në bashkëpunim me një grup civil. Fillimisht lajmi u bë i ditur nga ushtria vendase, më pas u konfirmua nga familjarët e saj. Ajo quhet Amina Ali Darsha Nkeki dhe është një nga 219 vajzat e rrëmbyera nga militantët në një shkollë të mesme në Chibok.Vajza kishte lindur një fëmijë, i cili ishte katër muajsh dhe bashkë me të ishte një burrë i identifikuar si Mohammed Hayatu. Ky i fundit, i dyshuar si militant i Boko Haram u arrestua nga autoritet vendase edhe pse u shpall si bashkëshort i vajzës.Boko Haram ka rrëmbyer në total 276 vajza nga shkolla e tyre në Chibok, në verilindje të Nigerisë në prill 2014, si pjesë e një kryengritje shtatëvjeçare për të krijuar një shtet islamik në veri. Rreth 15.000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se dy milionë janë zhvendosur./Oranews.tv/