Kuvendi voton pr/ligjet, deputetët e PD lënë sallën pas diskutimeve

Deputetët e Partisë Demokratike pasi mbaruan diskutimet kanë lënë sallën e Kuvendit. Pas përfundimit të fjalës së ish-ministrit Flamur Noka, deputetët janë larguar.Ndërkohë në Parlament nga përfaqësuesit e opozitës ishte  vetëm nënkryetari Edmond Spaho i cili po drejton seancën.Pas përfundimit të diskutimeve nga të dyja palët edhe Spaho është larguar, ndërsa mazhoranca ka miratuar e vetme projektligjet e rendit të ditës.Miratohet me 72 vota pro, pr.ligji për mbrojtjen dhe të ushqyerit me gji, të ndryshuarMiratohet me 72 vota pr.ligji për informacionin e klasifikuarMiratohet me 72 vota pro për pr.ligji për shoqëritë e kursim kreditit dhe unionet