Ukrainasit zgjedhin të pushojnë në Shqipëri

Ka mbërritur në areoportin shqiptar "Nënë Tereza" charteri i parë me 80 turistë ukrainas të nisur nga aeroporti Borispol në Kiev. Pjesa më e madhe e së cilëve vinë për herë të parë në vendin tonë.Sipas agjencisë turistike e cila po sjell turistë nga Ukraina, deri më datë 22 Shtator charterat do të fluturojnë çdo dy javë duke sjellë nga 160 turistë për çdo fluturim gjatë pikut të sezonit nga qytetet Kiev, Kharvov dhe Lviv."Vij për herë të parë në Shqipëri. Kam prerë vetem biltën e ardhjes,ende nuk e di sa do qëndroj. Kam lexuar në internet për Shqipërine dhe bukuritë e saj", shprehet një turist."Po për mua është hera e parë që vij këtu, jam shumë e lumtur që vizitoj një shtet të ri për të njohur vendin dhe njerëzit e tij. Gjithashtu dëshira ime është të zbuloj një vend të ri pse jo të ftoj dhe njerëz të tjerë të vizitojnë vendin tuaj. Shumica e informacionit është marrë nga interneti, por edhe kompania na ka sugjeruar të blejmë paketën për të pushuar në Shqipëri", shprehet një tjetër turiste."Vij nga Ukraina dhe do qëndroj dy ditë në Shqipëri. Kam mësuar që në shkollë për Shqipërinë e sigurisht që interneti më ka krijuar më shumë mundësi për të mësuar për të. Më pëlqen e shpresoj të kënaqem."Vizita në Shqipëri pa pasur nëvojën e vizave të turistëve ukrainas është një mundësi më shumë për shtimin e turistëve në vendin tonë.Për zv/ministren e Ekonomisë Adela Karapici heqja e vizave për disa vënde si Arabia Saudite, Katari, Omani, Rusia, Gjeorgjia, Bjellorusia deri në muaji nëntor do të mundësojë ardhjen e sa më shumë turistëve gjatë sezonit turistik.Karapici theksoi se ministria e Ekonomise është në mbështetje të promovimit të sektorit të turizmit dhe zhvillimit të tij në Shqipëri  me një rritje sa më të lartë të mundshme të numrit të turistëve.