Kukës, reshjet e dendura rrezikojnë prodhimin e fermerëve

Në qarkun e Kukësit, nga reshjet e vazhdueshme rrezikohet në masë prodhimi bujqësor i këtij viti. Fermerët të asistuar dhe nga Drejtoria e Bujqësisë thonë se produktet bujqësore,që aktualisht kanë stopuar rritjen do trajtohen me kimikate për të shmangur sëmundje infektive të bimëve.Reshjet e vazhdueshme të shiut në qarkun e Kukësit kanë dëmtuar kulturat bujqësore. Favorizuar nga rritja e temperaturave, fermerët kanë mbjellë kulturat bujqësore, të cilat rrezikojnë të preken nga sëmundje si hiri apo vrugu, për shkak të nivelit të madh të reshjeve. Drejtoria e Bujqësisë Kukës ka nisur inspektimet në terren, dhe u apelon fermerëve të bashkëpunojnë ngushtë me ekspertët.Qemal Memishi: "Po bëhet gati një muaj që shiu nuk pushon.Sivjet problematikat janë të mëdha te bujqësia. Është bërë një farë stopimi te kulturat e mbjella, kjo për arsye se temperaturat janë shumë të ulta dhe kulturat janë thartuar. Zhvillimi është shumë i dobët”.Duke krahasuar vitet paraardhëse, fermerët parashikojnë dëmtimet të mëdha në frutikulturë dhe vreshta.Shaban Murati, fermer: “Për shkak se ka rreth një muaj që vazhdojnë reshjet me ndërprerje shumë të vogla kjo ka ndikuar negativisht në frutikulturën në përgjithësi. Për shkak të temperaturave po marrim masa për trajtime kimike , po i presim hirin dhe vrugiun, janë sëmundje që vjet kanë dëmtuar rëndë kulturat".Në Kukës, burimi kryesor i të ardhurave për rreth 70 % të popullsisë janë nga bujqësia dhe blektoria./Oranews.tv/