Pajisja e përgjimit, Basha: Largimi i Tahirit kusht për zbardhjen e së vërtetës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se opozita do të kërkojë zbardhjen deri në fund të përgjimit që sipas demokratëve e ka kryer pajisja në policinë e shtetit. Nga selia e Partisë, Basha tha se ministri i Brendshëm ka ndryshuar vazhdimisht qëndrimet e tyre në lidhje me pajisjen. Për këtë arsye, ai tha se është kusht largimi i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për t’i hapur rrugë hetimit të plotë të rastit.Basha: Ne kemi një pozicion të qartë për këtë çështje dhe pozicioni  është transparencë para publikut. Është detyrim kushtetues i ministrit të Brendshëm, i policisë, dhe i kryeministrit me përgjegjësi politike për këtë çështje. Ne jemi investuar për transparencë, kur ata janë investuar për mjegull. Shikoni deklaratat e ministrit të Brendshëm gjatë 24 orëve të fundit, mohoi pajisjen, pohoi pajisjen, jo është trajnim, jo s’është trajnim, e ka policia, s’mund ta ketë policia. Vetëm në emisionin tv para dy netëve e ka kundërshtuar veten e vet plot 10 herë duke i rënë ndesh ligjit dhe kushtetutës. E gjitha kjo bëhet për të investuar në mjegull. Ne kërkojmë transparencën, e para dhe e dyta, kërkojmë zbatimin e ligjit. Këta kërkojnë t’i ikin me propagandë zbatimit të ligjit.Kreu demokrat i kërkoi kryeministrit që ta shkarkojë ministrin dhe drejtuesit e policisë, në të kundër siç tha ai, do të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore. Basha kujtoi skandalin e vitit 1973 në Shtetet e Bashkuara, ku u zbulua përgjimi që ishte bërë nga Presidenti pjesëtarëve të opozitës, çka i shkaktoi më pas postin.Basha Zbatimi i ligjit është që prokuroria të hetojë në mënyrë të paanshme ngjarjen. Kjo nuk mund të ndodh sa kohë që ministri i Brendshëm, pengon hetimin e Prokurorisë. Largimi i Saimir Tahirit, është parakusht për një hetim të plotë të paanshëm dhe të pa ndikuar. Kjo nuk është kërkesë me sfond politik. Nuk ka për t’u zbardhur ky skandal. Prokuroria nuk mund ta zbardh dot sa kohë Saimir Tahiri dhe drejtuesit e policisë vazhdojnë detyrën e tyre.Çdo investim i heshtur apo aktiv i kryeministrit për të mos larguar ministrin e Brendshëm,implikon Edi Ramën në këtë skandal. Një gjë është e sigurt, siç ka qenë e sigurt edhe para 40 vjetësh kur teknologjia ishte prapambetur, dhe një Presidenti amerikan i shkaktoi detyrën. Skandali do të zbardhet deri në fund  dhe personat do të mbajnë përgjegjësi për shkeljen e ligjit./Ora News/