Zgjedhjet, Nishani takim me median: Monitoroni dhe pasqyroni fushatën
Vetëm një ditë para hapjes zyrtarisht të fushatës zgjedhore Kreu i shtetit i ka bërë apel opozitës që të plotësojë vendet vakante në KQZ. Në një bisedë miqësore me drejtues të medias në vend, presidenti Bujar Nishani deklaroi se Parlamenti dhe forcat politike kanë të gjitha mundësitë për të gjetur zgjidhjen e duhur për këtë problem.Gjithashtu presidenti Nishani ka kërkuar më shumë transparencë nga mediat në pasqyrimin e fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit.“Çështja e parë dhe më kryesorja që do doja bashkëpunimin tuaj, është të jeni pjesë frenuese apo parandalimin e çdo lloj dramaciteti që nuk ka basë dhe kthehet në kosto sociale dhe emocionale për vendin. U ndala në këtë pikë se gjatë fushatës, paraelektorale ka pasur shesh herë opinione të hedhura nga kënde të ndryshme, jo nga njerëzit e medias, për dyshim të procesit zgjedhor, rrezik të përplasjes shoqërore dhe sociale të aktorëve të ndryshëm ditën e zgjedhjeve apo para dhe pas”, tha kreu i shtetit.Ndërsa në lidhje me iniciativën e kryeministrit Berisha për heqjen e vizave me SHBA,Nishani shprehu bindjen se mund të arrihet. Një tjetër kërkesë e Presidentit të republikës në këtë fillim sezoni turistik ka qenë edhe pasqyrimi i bukurive natyrore të Shqipërisë në mënyrë që të thithen sa më shumë turistë.“Shqetësim më i madh që është evidentuar më parë kanë qënë incidentet pas procesit zgjedhor ku roli i partive ka qënë më i drejtëpërdrejtë se roli i qytetarit. Duke pasur parasysh këtë emancipim shoqëror them se me këtë që kemi mbërritur në tërësinë e saj dhe kjo është një garanci e madhe. Por nuk mjafton që kjo sjellje e qytetarëve të forcojë më shumë atë që ne kemi nevojë më shumë se kurrë, të imazhit të vendit, të shtetit dhe të qeverisë sonë. Ju keni rol parësor. Qytetarët shqiptar edhe nga opinionet e mbledhura po ndjekin më mënyrë të kujdesshme, televizionin dhe gazetat. Prandaj kjo vëmendje është jashtëzakonisht maksimale prandaj ky kontribut dhe ky ofrimi i mendimit, opinionit, adresimit që vjen nga ju që jeni përditë në misionin tuaj. Gjithashtu lançimi i një imazhi, të bukurive të Shqipërisë. Kjo nuk do thotë se duhet të orientoheni drejt atyre që i pëlqejnë apo nuk i pëlqejnë qeverisë. Eksperienca e zhvillimit të kulturës civile ka treguar se media ka qenë një element i pandërprerë, injektimit të vlerave kulturore dhe bukurive që ka një vendi caktuar”, shtoi Nishani.I pyetur në lidhje me ecurinë e fushatës, presidenti Nishani ka vlerësuar komunikimin e partive me qytetarët si dhe paraqitjen e platformave të tyre.“Ndryshe nga fushat e tjera e cila ka nisur më herët nga sa e parashikon ligji, në këtë fushatë ka një komunikim të partive me qytetarët dhe përfaqësimi i programit dhe të reformave. Partitë në forma të ndryshme nga njëra-tjetra kanë paraqitur vizionin e tyre qeverisës. Është një risi që kjo fushatë elektorale është bazuar tek komunikimi me qytetarët dhe të platformrat. Shpresoj që pas zgjedhjeve të ketë një rezultat të pranueshëm nga të gjitha palët” shtoi Nishani.