Bylis- Laçi, ja formacionet e mundshme
Përballja e finales së Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Laçit është e një rëndësie të veçantë për të dyja ekipet të cilët me fitimin e titullit kërkojnë të hynë në historin e futbollit Shqipatë. Askush më mirë se trajneret nuk e di më mirë këtë fakt ndaj edhe përqëndrimi i tyre është maksimal prej javësh.Si Nica ashtu edhe Shensojë kanë ruajtur në javet e fundit lojtaret kryesorë posaçërsiht për ti patur të gatshëm në këtë finale të madhe, ndërsa kanë përgatitur në masimun ndeshjen e cila pritet të dhurojë shumë emocione sidomos për tifozët e këtyre skuadrave.Të dy trajnerët kërkojnë me patjetër fitimin e trofeut kanë vënë një disiplinë aq të fortë sa nuk lejohet as përdorimi i celularëve nga ana e lojtarëve. Kontigjenti i futbollistëve në të dyja skuadrat është i mirë pas nuk do të ketë mungesa në formacionet bazë.Në këtë përballje jetike trajneri i skuadrës së Bylisit pritet që të hedhë nga minuta e parë formacionin: 4-2-3-1. Në portë: Frashëri. Në mbrojtje: Adigun, Bola, Ristevski dhe Idrizi. Në qendër të mesfushës: Xhafa dhe Meto. Ndërsa treshja: Sefa, Iziçuku dhe Gërxho do të mbështesin bomberin Arbri në vijen e parë të sulmit.Në kampion tjetër trajneri i Kurbinasve Stavri Nica pritet që të hedhë në fushë formacionin 4-4-2. Në portë: Bakaj. Në mbrojtje:Kastrati, Buljan, Ndreka dhe Çela. Në mesfushë: Doku, Zefi, Vucaj dhe Shazivari. Ndërsa në sulm do të jetë dyshja: Nimani dhe Emurllai.Kjo finale do të luhet në oren 20:00 në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" dhe do të drejtohet nga arbitra shqiptarë ndryshe nga se aludohej kohët e fundit për gjyqtarë të huaj. Tifozëria e të dyja skuadrave pritet të krijojë një dekor të veçantë në këtë finale ku shkallët e stadiumit pritet të jenë të tejmbushura.