Prandeli kërkon të rinovojë kombëtaren me emra të rinj

Trajneri i Italisë Çezare Prandeli vazhdon me eksperimentet e tij për rinovimin e kombëtares italiane të futbollit, duke afruar emra të rinj, për të përgatitur ndërrimin e radhës të brezave.Duke qenë se pas Botërorit 2014 pritet që një tjetër grup veteranësh t'i japë lamtumirën kombëtares, trajneri italian ka vendosur që në listën e përfaqësueses për ndeshjen miqësore kundër San Marinos dhe atë të eliminatoreve të Botërorit kundër Çekisë, të afrojë përsëri tre të rinj të tjerë.Bëhet fjalë për portierin Agazi të Kaljarit, mesfushorin Bonaventura të Atalanatas dhe sulmuesin Sau të Kaljarit. Të tre lojtarët kanë spikatur gjatë këtij sezoni në Serinë A dhe për këtë arsye, kanë merituar edhe ftesen në përfaqësuese.Lista paraprake prej 31 emrash e shpalluer zyrtarisht nga tekniku Axurr, më pas do të shkurtohet në 23 futbollistë, të cilët do të marrin pjesë në Kupën e Konfederatave që zhvillohet në Brazil nga 15, deri me 30 qershor.Në listën e teknikut Prandeli aktualisht përfshihen këta lojtarë:Portierë: Agazi (Kaljari), Bufon (Juventus), Marketi (Lacio), Sirigu (PSG).Mbrojtës: Abate (Milan), Antoneli (Xhenoa), Astori (Kaljari), Barxalji (Juventus), Bonuçi (Juventus), Kielini (Juventus), De Shiljo (Milan), Maxhio (Napoli), Ogbona (Torino), Ranokia (Inter).Mesfushorë: Akuilani (Fiorentina), Bonaventura (Atalanta), Kandreva (Lacio), Çerçi (Torino), De Rosi (Roma), Diamanti (Bolonja), Xhiakerini (Juventus), Markizio (Juventus), Montolivo (Milan), Pirlo (Juventus), Poli (Sampdoria).Ndërsa si sulmues janë grumbullur këta lojtarë: Baloteli (Milan), El Sharaui (Milan), Xhilardino (Bolonja), Xhiovinko (Juventus), Osvaldo (Roma), Sau (Kaljari)