David Beckham largohet nga futbolli

Pas shumë vitesh në qender të vëmendjes Devid Bekam ka vendosur ti japë lamtumirën futbollit të luajtur, ndonëse përflitej se do të rinovonte me PSG ku kaloi muajt e fundit të karrierës së tij.Lojtari e ka bërë lajmërimin nëpërmjet një deklarate në mediat angleze, ku bënte të qartë se po mbyllte përfundimisht karrierën e tij të suksesshme në moshën 38 vjeçare."Falënderoj PSG që më dha mundësinë të vazhdoj por e ndjej që tani ka ardhur koha e duhur për të mbyllur karrierën time, duke luajtur në nivelet më të larta. Nëse do të më kishit thënë kur isha fëmijë se do të kisha luajtur dhe fituar trofe me klubin e fëmijërisë, Mançester Junajtid, se do të isha kapiten dhe do të luaja më shumë se 100 ndeshje për vendin tim dhe të isha pjesë e disa prej klubeve më të mëdha në botë, do t'ju kisha thënë se është fantazi. Jam me fat që kam bërë realitet të gjitha këto ëndrra", ishte mesazhi i "Space Boys" për tifozët e tij.Anglezi, që mendohet se ka një pasuri që kalon mbi 165 milion paund, debutoi me Mançester Junajtid në vitin 1992, duke fituar 6 tituj kampion dhe Ligën e Kampioneve para se të transferohej më pas te Real Madrid e LA Galaksi, pa harruar huazimin te Milan apo aktivizimin në muajt e fundit te te ekipi sheikëve Arab PSG. Bekam debutoi me kombëtare në vitin 1996 dhe u bë një nga lojtarët që ka luajtur më shumë me fanellën e kësaj përfaqësueseje, me 115 ndeshje. Ai gjithashtu u bë futbollisti i parë anglez që shënon në tre edicione të njëpasnjëshme të Kupës së Botës.Lajmi i largimit të Bekam nga futbolli i luajtur ka bërë thuajse po aq bujë sa lamtumira e Aleks Ferguson pak ditë më parë, pasi si futbollisti ashtu edhte trajneri janë dhe do të mbeten personalitete të rëndësishem të futbollit dhe jo vetëm. Bekam përveç futbollit të luajtur njihet edhe si djaloshi simpatik që ka bërë për vete mijra adhuruese në të gjithë botwn. Madje shumë të rinjë vazhdojnë të kopjojnë sakoma stilet e Lukut të tij dhe mënyrën e të veshurit.