Ancheloti apo Heynckes? Kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madrid

Vështirsitë për të arritur te Ancheloti duket se kanë ndryshuar planet e madrilenve për drejtuesin e ardhshëm që do të zërë vendin e Mourinhos në pragë largimi.Sipas mediave spanjolle bëhet e ditur se Jup Heinkes mund të kthehet në trajnerin e ardhshëm të skuadrës së Real Madrid, pavarësisht se ky i fundit ka bërë të ditur se në përfundim të sezonit do të pensionohet. Por Madrilenët kërkojnë ta mbajnë edhe një vit si trajner futbolli dhe kjo varet nga zgjedhja që do të bëjë Karlo Ançeloti pas diskutimeve me drejtuesit e PSG.Në rast se ky i fundit arrinë marrëveshjen me presidentitn e klubit, Al Khelaifi, për tu larguar në drejtim të kryeqytetasve spanjollë, atëherë e ardhmja e Heinkes mund të ndryshojë destinacion dhe të kalojë në drejtimin e skuadrës pariziene.  Lajmi i bujshëm vjen nga mediat franceze, sipas të cilëve, sheikët e PSZH mendojnë se trajneri aktual i Bajern Mynih, ka treguar se është ndër më të mëdhenjtë në qarkullim dhe mund të ndihmojë skuadrën të bëjë hapa të tjerë para, nëse italiani i drejtohet Real Madrid për të zënë vendin e Murinjos. Shkatërrimi që Bajerni i bëri Barcelonës në Ligën e Kampioneve ka bindur më shumë si sheikët, ashtu edhe Perez, që të shohin me prioritet Heinkes, i cili mbetet i papunë në fund të këtij sezoni, i zëvendësuar në stolin e bavarezëve nga Pep Guardiola.Vetë Heinkes ka lënë ende mister të ardhmen e tij, duke bërë të qartë se nuk ka filluar të bisedojë me asnjë klub, por duke parë ndryshimet e shumta të trajnerëve në skuadrat e mëdha në Evropë, nuk duket e çuditshme nëse edhe ai do të përfundojë në një prej pankinave më të lakmuara. Gjithsesi, trajneri gjerman do të presë të mbyllë sezonin perfekt para se të marrë vendimin e tij, pasi aktualisht, në drejtimin e Bajern ka fituar kampionatin, ndërsa brenda dy javëve të ardhshme mund të fitojë edhe Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve.