Superkupa e Europës mund të vërë sërish përballë Mourinhon dhe Guardiolën

Dymbëdhjetë muaj më parë Champions, tani Europa League, dopiet e Chelsea-t, që e fut në historinë e kompeticioneve europiane për klube. Por kjo nuk i mjafton Rafa Benitez që të ruajë vendin e punës: Hija e Mourinhos është gjithmonë dhe më e pranishme në "Stamford Bridge". Rikthimi i portugezit duket thjesht një formalitet, por ajo që është më interesante është fakti se "Special One" mund të ketë një shans të artë për tu përballur sërish me armikun e tij Pep Guardiola.Kësaj rradhe sfida nuk do të jetë Real Madrid-Barcelona, por ndoshta Bajern Mynih-Chelsea në finale e madhe Supërkupës së Europës.Kjo finale që zakonishtë luhet në muajin Gusht të çdo vere mund të vërë përballë dy ndër trajnerët më të mirë të Europës, pas shumë përplasjesh në kampionatin spanjoll.  Diçka e tillë mund të ndodhë vetëm nëse bavarezët mposhtin Borussia Dortmund në finalen e "Wembley" dhe nëse tekniku portuges do të pranojë që të rikthehet në drejtimin e skuadrës së Chelsit.Guardiola në Korrik zëvendëson Jupp Heynckes dhe që në aventurën e tij të parë europiane me Bayern-in mund të gjejë përballë sërish Hose Mourinjon. Një rivalitet ky që është që është i destinuar që të vazhdoj përjetë mes dy trajnerve që i kanë dhënë një tjetër kuptim futbollit në vitet e fundit