Komentet e Torres, Lampard, Ivanoviç dhe Cardozos pas finales së Europa League
Finalja e madhe e Europa Lige dhe triumfi i skuadrës së Chelsit në sekondat e fundit, nuk ka kaluar pa u komentuar nga katër personazhet kryesor të mbrëmjes së djeshme.I pari që foli rreth kësaj mbrëmje magjike ishte golashënuesi i Chelsit, Fernando Torres, i cili u shpreh i lumtur për fitimin e trofeut të Europa League me klubin londinez."Ishte një ndeshje e vështirë, ndoshta Benfica meritoi më shumë por fati ishte me ne. Ishte një natë perfekte dhe jam i lumtur që shënova golin në një finale të tillë. Ky ishte i vetmi event që mund të gëzonim tifozërin dhe unë jam i lumtur që në fund ja arritëm”, ishte komenti i El Minjos pas ndeshjes.Një tjetër lojtar i rëndësishëm i kësaj mbrëmje ishte kapiteni i Chelesit, Frank Lampard. Edhe pse personalisht ishte pafat në gjetjen e rrugës së rrjetës, mesfushori i bluve tha se ndihet tepër i lumtur për suksesin e arritur."Nuk jemi të befasuar që fituam trofeun pasi kemi punuar shumë për të arritur deri këtu. Është një meritë e gjithë skuadrës por edhe një fat për ne, pasi Benfika ishte një kundërshtare e fortë". Në lidhje me rinovimin e tij Lampard ka pranuar se dëshiron të jetë pjesë e skuadrës edhe në të ardhmen po kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim ku pritet të qartësojë gjithçka.Ndërsa mbrojësi Ivanoviç mendon se suksesi në Europa League do të jetë një shtytje për lojtarët e ri të klubit. "jam i lumtur që goli im i dha trofeun skuadrës së Chelsit. Mendoj se fitimi i Europa Ligë do të na japë më shumë shtysë që ne të punojmë më shumë në të ardhmen për tu rritur si skuadër pasi kemi shumë të rinj në përbërje".Ndërsa Autori i golit të vetëm për skuadrën e Benfikes, Kardozo, u shpreh i trishtuar për faktin që skuadra e tij pësoi dështimin e radhës. "Kontrolluam ndeshjen por u penalizuam nga fati. Kemi shpërdoruar shumë raste dhe energji në fillim dhe kjo ndikoi shumë në fundin e ndeshjes. Më vjen keq që nuk arritëm të shpërblenim tifozët për mbështetjen e madhe gjatë gjithë sezonit. Kjo humbje duhet të na shërbejë si mësim për të ardhmen përfundoi bomber i ekipit Benfikës.