Pelegrini merr "OK" nga Malaga për të kaluar te Manchester City

Pas shkarkimit të Mançinit, drejtuesit e skuadrës së Manchester Sitit duket se kanë arritur të gjejnë pasuesin e tij. Lajmet e fundit që që vinin nga Britania dhe që flisnin për ardhjen e Manuel Pelegrinit në drejtimin e skuadrës së "Qytetarve", duket se po bëhen gjithmonë e më reale.Mediat spanjolle kanë bërë të ditur mbrëmë se drejtuesit e Malagës skuadrës që u drejtua nga Pelegrini këtë edicion, kanë bërë të ditur se trajneri kilen ka leje të largohet nga ky klub gjatë verës nëse gjen një akord me një skuadër tjetër. Sipas mediave në Spanjë dhe Angli thuhet se trajneri kilen ka nënshkruar që tani një kontratë dyvjeçare me Mançester Sitin, për të zëvendësuar Roberto Mançinin që u shkarkua dy ditë më parë.Tani Mançester Siti mund të ketë mundësinë që të negociojë hapur me Pelegrinin për postin e ri, edhe pse është tashmë e qartë për të gjithë se trajneri i Malagës do të jetë pasuesi më i mundshëm i Mançinit dhe do të marrë drejtimin e skuadrës në sezonin e ardhshëm.Zyrtarizimi mbetet për t'u bërë në ditët në vazhdim, por sipas "Daily Mail", Pelegrini ka marrë një ofertë interesante edhe nga Barcelona, e cila nuk ka sigurinë se Tito Vilanova do të vazhdojë rregullisht në sezonin e ardhshëm dhe po negocion me të në mënyrë që ta zëvendësojë për të evituar problemet e sezonit që është drejt fundit.Ndërsa Manchester Siti tashmë me një vend vakant në drejtimin e skuadrës e ka të domosdoshme nënshkrimin me një trajner dhe Pelegrini mbetet alternativa më e mundshme e momentit.