Veseli ndryshe nga Januzaj, i thotë po Kombëtares Shqiptare
Në qoftëse dje erdhi një lajm i keq për kombëtaren shqiptare, ku i ati i Adnand Januzaj, talentit të futbollit shqiptar, i ka thënë "JO" kombëtares shqiptare, sot vjen një lajm i mire, ku një tjetër lojtar me origjinë kosovare dhe që luan me Manchester United, ka shprehur qartë dëshirën për luajtur me kombëtaren kuq e zi.Në mediat kosovare dhe jo vetëm, dje bëri bujë intervista e Abedin Januzaj, babait të talentit të Manchester united ku theksonte se djali i tij do të luaj me kombëtaren belge dhe jo me atë shqiptare.I ndikuar disi nga kjo deklaratë, Frederik Veseli, mbrojtësi shqiptar i Manchester United, është duke zhvilluar bisedime me Kombëtaren Shqiptare me qëllim të qënurit pjesë e skuadrës së drejtuar nga Xhani De Biasi. Veseli ka konfirmuar në një intervistë për mediat, se është i gatshëm të luaj për ngjyrat kuqezi, edhe pse aktualisht prioritet i tij kryesor është rikuperimi nga dëmtimi.Më herët, Veseli ka qenë pjesë e grup-moshave të reja të Kombëtares së Zvicrës. Ai po pret që të rikuperohet dhe të luaj sa më shumë me të rinjtë e "Djajve të Kuq" sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të ketë më shumë mundësi për të kaluar më pas në ekipin e parë, çka do të shënonte një ngjarje të madhe në karrierën e tij futbollistike.Në intervisten e tij, Veseli ka treguar qartë se dëshiron që pas suksesit me Manchesterin të mund të aktivizohet me kombëtaren tone, duke u vënë nën urdhërat e teknikut De Biazi. Por përpara se të arrijë ky moment, Veseli duhet të lërë pas dëmtitmin dhe të rikthehet në formën e tij më të mirë. Shqipëria ka nevojë për mbrojtës qendre dhe Veseli është një lojtar që premton shumë për të ardhmen ndaj kanë nisur edhe kontaktet e para.