Messi: Mungesa e Vilanovës ndikoi në ecurinë e Barcelonës këtë sezon

Lionel Mesi do të mungojë në ndeshjet e fundit të kampionatit për shkak të dëmtitmit, ndërsa ka shfrytëzuar rastin për të bërë një rezyme rreth këtij sezoni te Barcelona dhe atë që e pret në të ardhmen në radhët e skuadrës katalanase."Kam ardhur këtu kur isha 13 vjeç dhe praktikisht kam jetuar gjithë jetën time këtu. Jam rritur duke mësuar vlerat që të transmeton Barcelona", ishte komenti i parë i argjentinasit për mediat spanjolle, i cili më pas i ka dhënë një vlerë të veçantë titullit kampion të sapo fituar nga skuadra e tij. Mendoj se është një kampionat shumë i rëndësishëm po të shohësh se sa vlerë ka kampionati në Spanjë, rivalët që kemi si Real Madrid, një prej klubeve më të mira në botë. E vërteta është se nuk e kishim aspak të lehtë", deklaroi Mesi.Sipas tij, problemi kryesor i këtij sezoni ka qenë largimi i trajneri Vilanova për shkak të problemeve shëndetësore."Filluam vitin me ndryshimin e trajnerit. Por nga largimi i Guardiolës, me mbërritjen e Tito, nuk kishte ndryshuar praktikisht asgjë dhe u ndjemë shumë të qetë. Megjithatë, kur u largua ai, e ndjemë menjëherë ndryshimin. Nuk e them këtë se Roura apo personat e tjerë nuk ishin të aftë, por mungonte imazhi i trajnerit të parë, mungonte ai që na kishte folur që nga dita e parë. Por fatmirësisht po e mbyllim këtë vit me festime", tha futbollisti argjentinas.Sipas tij, pengesat e viteve të fundit e sidomos dy humbjet e rënda ndaj Bajern Mynih, nuk duhet të detyrojnë klubin të ndryshojë mënyrën e lojës dhe perceptimit të futbollit."Çdo herë bëhet më e vështirë, jo gjithmonë mund të fitosh gjithçka në çdo vit. Ne luajmë në të njëjtën mënyrë prej shumë kohësh dhe të gjithë trajnerët apo ekipet kundërshtare na studiojnë për të gjetur mënyrën sesi ne të mos fitojmë. Nuk mund të ndryshojmë stilin e Barcelonës, atë që ka karakterizuar gjithmonë këtë ekip. Duhet të jemi të qetë dhe të mendojmë për vitin e ardhshëm" përfundoi 4 herë fituesit i topit të artë.