Conte dhe Juventus do të vazhdojnë gjatë së bashku

Antonio Conte vendos të qëndrojë te Juventusi. Pas më shumë se tre orë takimi mes drejtuesve dhe trajnerit, palët kanë ranë dakort që tekniku puliez të vazhdojë të qëndrojë në krye të skuadrës dhe madje dhe të projektojë merkaton e verës, duke qënë vetë iniciator për çdo lëvizje të mundshme.Konte mes kërkesave të tij, i paraqiti klubit dhe blerjen e dy kampionëve dhe një rol manaxheri përveçse përfshirjen në staf të Giampiero Ventrone, ish përgatitësi atletik i Juventusit në kohën kur Conte ishte futbollist. Pasi fitoi dhe rifitoi në titulin në dy vite radhazi në Itali, Konte dëshiron të konkurrojë tashmë me skuadrat më të mira europiane.Nga këtu ka lindur edhe kërkesa për një "top player" që nuk duhet të dështojë për të tretin vit radhazi. Madje këtë vit, Konte jo vetëm që kërkon ta realizojë por edhe ta dyfishojë atë. Dy lojtarë, dy futbollistë të rëndësishëm që do ti lejojnë sipas trajnerit Conte, Juventusit të bëjë më në fund kapërcimin cilësor, hapin e madh drejt rikthimit të triumfit edhe në arenën ndërkombtare.Sipas mediave italiane bëhet e ditur se tekniku bardhezi ka marrë ok-ejin e stafit që ai duhet të vendos për lojtarët që do i bashkohen skuadrës si dhe për ata që duhet të largohen. Nga këta duhet absolutisht të përjashtohen shitjet e Paul Pogba dhe Arturo Vidal sidomos i dyti që ka shumë kërkesa nga jashtë Italisë pa harruar që duhet parë pozicioni i disa veteranëve. Pas shumë zërash që flisnin për një divorc mes tij dhe klubit të Juventusit tashmë është e sigurt se Zonja e vjetër do të vazhdojë të mbajë në radhët e saj trajnerin që e riktheu në majat e futbollit italian.