Meta sulmon sloganin e Berishës: 3 problemet që qeveria i shkaktoi shqiptarëve
Në rrugëtimin për prerzantimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit LSI është ndalur pasditen e sotme në qarkun e Durrësit.
Nga qyteti portë, i lidhjes me botën përëndimore, kreu i LSI Ilir Meta sulmuar Kryeministrin dhe sloganin “Aleanca për Punësim Mirëqënie dhe Integrim”, duke theksuar se në të ndodhen 3 problemet më të mëdha që qeveria i shkaktoi shqiptarëve. Sipas tij qytetarët për Kryeministrin, vetëm në mitingje janë të parët, madje edhe aty më tepër fishekzjarret.“Në portën tonë të hershme drejt Europës, nga Durrësi do zhbllokojmë rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE. Sot paraqesim ekipin tonë të fituesve për 23 qershorin. 23 qershori fton durrsakët dhe të gjithë qytetarët për reflektim, nëse ata ndihen më mirë për veten, familjen, komunitetin dhe gjithë shoqërinë. Tre problemet kryesore që keni ju dhe qytetarët janë të gdhendura në sloganin e tyre. Ata kanë punësimin, por problemi më i madh është papunësia, kanë mirëqënien por cdo ditë bie fuqia blerëse nga rritja e cmimeve, kanë integrimin dhe treguan një mungesë konsensusi për ti kaluar në Kuvend brenda kësaj legjislature. Për Kryeministrin qyetarët vetëm në fjalime e mitingje janë të parët, por për të të parët janë fishekzjarret, ekonomia po lëngon duke demostruar shenja të qarta të krizës. Të gjithë ju para se të dëgjoni statsistikat zyrtare keni familjarë, miq dhe të afërm të papunë. Kjo nuk ndodh për shkak të paaftësisë apo mungesës së potencialeve, por mungesës së vizionit për të gjallëruar ekonominë dhe rritur punësimin” tha ai.Sipas Metës pas 22 vitesh ka ardhur koha që shqiptarët ti thonë mjaft tranzicionit dhe të votojnë për realitetin europian që duan.“Problemi më i madh i ekonomisë është kriza e besimit, biznesi është në presion jo vetëm nga borxhet që u ka qeveria, por dhe një adminsitratë tatimore që i është vërsulur muajt e fundit, këtë e tregon dhe anketa e fundit e komunitetit të biznesit. Ne të gjithë e dimë se përceptimi i biznesit sot është realiteti i ekonomisë nesër. Shqipëria sot është në një kontratë, qeveria është në festë ndërsa qyetarët gjithmonë e më shumë me halle. Ndaj qytetarët në gjithë vendin do ti thonë mjaft, do zgjedhin rrotacionin, do zgjedhin shtetin ligjor, do zgjedhin të ecin më shpejt . me 23 qershor kemi shansin historik që të votojmë për realitetin europian që duam. Pas 22 vitesh ka ardhur koha ti japim fund tranzicionit, drejt zhvillimit punësimit, mirëqënies dhe integrimit” deklaroi Meta.Kreu i LSI ka ironizuar sërish premtimin e Berishës për heqjen e vizave me SHBA.“Shqiptarët s’mund të gënjehen nga një qeveri që premton ëndrrën amerikane me sy hapur. Durrësakët dhe shqiptaëert kërkojnë lidërship dhe qeveri të re, që urat e bashkëpunimit të zëvendësojnë urat e sotme ndarëse”theksoi ai.Më tej Meta prezantoi dhe ofertën e kësaj partie për katërvjecarin e ardhshëm, duke premtuar më shumë punësim, lehtësira për biznesin dhe zhvillim të shërbimeve.Deputeti Lefter Koka, gjatë fjalës së tij i bëri thirrje simpatizantëve demokratë të heqin dorë nga partia e tyre, pasi sipas tij është e papranueshme që Shqipëria ti lihet në dorë dëshirave të një personi të vetëm.
“Këtë të ardhme ua garanton ekipi ynë i LSI. Ndryshimi i qeverisë aktuale është nevojë dhe domosdoshmëri, pasi Durrësi dhe vendi janë në një situatë të papranueshme, varfëria, pasiguria dh e kaosi kanë bërë të vështirë jetën e qytetarëve shqiptarë. I bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi demokrat partia e ëndrrave tuaja ka nevojë për terapi intensive ashtu si dhe doktori, kryeministër, pasi Shqipëria dhe Durrësi janë më të shtrenjtë se pasioni i dikujt", theksoi Koka.Ndërsa Edmond Panariti njëherësh ish-ministër i Jashtëm theksoi se LSI do të ketë një fitore plebishitare me 23 qershor.