Beqja: Në 23 qershor përfundon ky model i dështuar ekonomik

Qeverisja 8-vjeçare e Saliut është në grahmat e fundit. Kështu ka deklaruar nga selia e rozë, Sekretari për Programin në PS Ilir Beqja, ku sipas një përllogaritje të tij çdo ditë mbyllen rreth 23 biznese, apo në çdo orë mbyllet një biznes.“Gjendja e ekonomisë vijon të përkeqësohet, ndërsa sipërmarrjet vijojnë të vuajnë. Vuajnë, së pari, sepse modeli ekonomik i Saliut ka dështuar. Ekonomia ka ndalur. Dështimi i modelit pasqyrohet qartë. Që prej janarit të vitit 2011 janë mbyllur apo kanë pezulluar ngrirë aktivitetin më shumë se 19 mijë biznese. Kjo do të thotë që çdo ditë mbyllen rreth 23 biznese, apo çdo orë mbyllet një biznes.Dështimi i modelit duket qartë se asnjë nga 8 zona ekonomike nuk u vu në punë.Jo vetëm që nuk u vunë në punë, por asnjë tullë nuk është vënë në asnjë prej tyre.Asnjë tullë që prej janar 2008 në ShëngjinAsnjë tullë që prej janar 2008 në KoplikAsnjë tullë që prej korrik 2008 në ShkodërAsnjë tullë që prej janar 2009 në LezhëAsnjë tullë që prej qershor 2008 në ElbasanAsnjë tullë që prej shkurt 2008 në SpitallëAsnjë tullë që prej qershor 2008 në VlorëAsnjë tullë që prej shkurtit 2011 në Rrashbull” tha ai.Një plagë e madhe për sipërmarrësit sipas Beqës janë detyrimet financiare që kjo qeveri ka ndaj tyre për punët publike që ata kanë bërë, ku vetëm në vitin 2012 pagesat e shërbimit të borxhit publik janë rreth 520 milionë USD.“Bizneset vuajnë sepse qeveria u ka 200 milionë dollarë borxh punë publike të papaguara, ndërsa borxhi publik rritet frikshëm. Në shtator 2009 Saliu premtoi se do ta ulte nivelin e borxhit publik në 50% të PBB. Po ikën nga qeveria me borxh publik në nivelin 63,5%. Edhe fëmijët që lindin sot, e fillojnë jetën me më shumë se 3000 dollarë borxh. Borxhi publik është rritur me 295 milionë dollarë vetëm në tre muajt e parë të vitit. Rritet 3,2 milionë dollarë në ditë. Rritet 140 mijë dollarë çdo orë.Vetëm në vitin 2012 pagesat shërbimit të borxhit publik janë rreth 520 milionë USD.Shërbimi i borxhit i ka kushtuar çdo familjeje shqiptare mesatarisht 60 USD në vitin 2012, shifër kjo më e madhe se faturat mujore mesatare të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm së bashku.Bizneset vuajnë sepse duhet të paguajnë taksën e korrupsionitGjobat, presionet, penalizimet, zhvatjet, TVSH e parimbursuar kanë bërë që taksa e sheshtë nga 10% në letër të kërcejë në mbi 20% bazuar në atë çfarë paguajnë bizneset në të vërtetë.Bizneset vuajë sepse duhet të paguajnë taksën e kohës.6 ligjet bazë tatimore janë ndryshuar 79 herë që nga shtatori 2005.Bizneset vuajnë sepse qeveria ka dështuar me administrimin fiskal.Në 7 vitet e plota financiare 2006 – 2012 qeveria ka arkëtuar 1,1 miliardë dollarë më pak se programet e saj të fillim vitit.Në 7 vitet e plota financiare 2006 – 2012 qeveria ka shpenzuar 1,3 miliardë dollarë më pak se programet e saj të fillim vitit.Vuan biznesi i ndërtimit. Biznesi i ndërtimit rezidencial dhe biznesi i punëve publike. Shqipëria nuk ka ende një Plan të Përgjithshëm Kombëtar.Vuan biznesi i turizmit. Qeveria mburret se turistët janë shtuar me miliona por të ardhurat nga turizmi janë në rënie të vazhdueshme që prej vitit 2009.Në krahasim me 2009, të ardhurat nga turizmi në 2012 janë pakësuar me 365 milionë dollarë apo me 20%.Pesha e turizmit në PBB është gjithnjë në rënie.Vuajnë bizneset e vogla.Edhe pse në 2005 Saliu e përgjysmoi taksën e biznesit të vogël, vendosja e tatimit mbi të ardhurat 10% në 2008 dhe përfshirja në TVSH e xhiros mbi 5 milionë lekë kanë bërë që biznesi i vogël të ketë një barrë fiskale më të rëndë se biznesi i madh.Rënia e fuqisë blerëse ka sjellë që tek biznesi i vogël listat e borxheve të arrijnë në 150 milionë euro. Nga kjo vuajnë më shumë se 100 mijë vetë të punësuar në këto biznese e për pasojë më shumë se 400 mijë vetë që jetojnë me këto biznese. Vuajnë fshatarët që jetojnë me bujqësi e blegtori.Me naftë të papërballueshme. Me impute të shtrenjta e të pasigurta. Me përmbytje në dimër e thatësirë në verë. Pa tregje për prodhimet e tyre. Pa kredi për aktivitetet e tyre.Saliu mburret se ka mbështetur 42 mijë familje fshatare. Por është vetëm 1/8 atyre që jetojnë fshat. Pra, në 8 vjet, për çdo 8 familje në fshat vetëm 1 është mbështetur nga qeveria. 7 të tjerat duhet të presin edhe 56 vjet nëse do të vazhdojë Saliu.Të ardhurat bruto mesatare mujore të familjeve që jetojnë me bujqësi e blegtori janë 224 dollarë. Çfarë të bëjë më parë me 225 dollarë në muaj një familje në fshat.Kriza e biznesit të madh e të vogël, në qytet e në fshat, është përcjellë te sistemi bankar.Në verë 2005 kreditë e këqija ishin 2,4 % e portofolit, në mars 2013 arritën 24 % e portofolit. Pra, treguesi është përkeqësuar 10 herë nën qeverisjen e Saliut. Kreditë e këqija janë më shumë se 1 miliardë dollarë. Në 12 muaj e fundit kredia është rritur me vetëm 1,2 %. Kredia është e shtrenjtë, është e shtrënguar dhe biznesi ngurron të investojë.Edhe pse vendi është në krizë, një pakicë shumë e vogël, përherë e më e vogël vazhdon të përqendrojë më shumë pasuri. 5% e depozituesve në banka zotëron sot 55 % të asaj çfarë është në banka. Në 2009 zotëronin më pak.Kështu barra e kizës së ekonomisë dhe sipërmarrjes transferohet tek familjet shqiptare.Të dhënat zyrtare provojnë se konsumi ka rënë.Në 2012 shqiptarët konsumojnë më pak se në 2008.Saliu premtoi në 2009 160 mijë vende të reja pune, por edhe zyrtarisht pranohet se të punësuarit janë më pak se 2005. Përpjekjet e dështuara të INSTAT mund të përpiqen të fshehin të vërtetën tronditëse të 1 milionë të papunëve, por nuk e fshehin dot të vërtetën reale të papunësisë.Familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike janë shtuar në krahasim me vitin 2008. 1 në 7 familje jeton me ndihmë ekonomike vetëm 4 mijë lekë në muaj.Ato përbëjnë aktualisht72 % të familjeve që jetojnë në Kukës49 % të familjeve që jetojnë në Dibër28 % të familjeve që jetojnë në Shkodër23 % të familjeve që jetojnë në LezhëKjo është Shqipëria pas 8 viteve qeverisje të Saliut.Më e papunëMë e varfërMë e padrejtëMë e pabarabartë” deklaroi Beqja.Kjo është arsyeja, shtoi më tej ai, që vendit i duhet rilindje, të cilën sipas Beqës do ta sjellë PS me programin e saj të detajuar për punësimin, sistemin e taksimit dhe zhvillimin rural.“Rilindje që fillon me Rimëkëmbjen e Ekonomisë. Ne jemi gati. Kemi një plan të qartë. Një program të detajuar qeverisës.Me Punësim real, jo rritje të Papunësisë. Do të krijojmë 300 mijë vende pune.Me Zhvillim Rural, jo braktisje të fshatit. Do të 5 fishojmë financimin publik për mbështetjen e bujqësisë.Me taksë të ndershme, jo taksë të sheshtë. Gjithkush do të ketë mundësi të fitojë më shumë në një mjedis konkurrues falë talentit dhe punës së vet. Kush fiton më shumë do të kontribuojë më shumë në shoqëri.Edhe 36 ditë na ndajnë nga ndalimi i rrënimit dhe fillimi i rimëkëmbjes së ekonomisë” përfundoi Sekretari për Programin në PS, Ilir Beqja.