Rama prezantohet përpara vlonjatëve: Do e transformojmë qytetin, 8 vjet në bllokim

E ndërsa ka udhëtuar prej ditësh nga qyteti në qytet për të prezantuar skuadrën e tij të Rilindjes, kryesocialisti Edi Rama është përballur me një mision krejt të vecantë, prezantimin e tij si kandidat për deputet ne qarkun e Vlores, duke hedhur hapin e parë  drejt futjes se tij në Parlament.

I pozicionuar i pari në listën e kandidatëve, ai ka rezervuar një prezantim tejet të vecantë për vlonjatët në Pallatin e Sporteve, ku përmes një video konference, kryesocialisti Rama duke e vlerësuar  “23 qershorin si moment historik i njëjtë me vitin 1991”,  argumentoi përmes ofertës së  tij se pse Vlora,  por dhe gjithë Shqipëria duhet të zgjedhë PS dhe aleancën e  saj në 23 qershor. Në video nuk kanë munguar edhe impresionet e nënës së kreut të PS-së, djalit, bashkëshortes Linda bashkë me vajzën e saj, si një mbëshetje e fortë në këtë rrugëtim të tij.

Më pas edhe gjatë fjalimit, ku nuk ka fshehur dot emocionet, kreu i PS  ka shpjeguar dhe njëherë arsyen e vendimit të tij për të hedhur kandidaturën në Vlorë.

“Vlora ishte për mua vendi ku ndihesha krejt i lirë dhe pjesë e një bote që gjatë vitit të shkollës nuk e njihja, bota e djemve të Skelës, peshkatarëve, notit. Bota e Flamurtarit të vajzave në basketboll, më kujtohet kur gjitha Vlora mblidhej për të mundur Tiranën dhe e mundte. Me Vlorën më lidhte dhe vajtja dhe ardhja te studiot e piktorëve. Kam bërë shumë fjalime por asnjëherë si sot nuk kam ndierë emocione të jashtëzakonshme si përpara një provimi. Vendimi për të vendosur emrin tim këtu në Vlorë ka qenë për të marrë përgjësinë e jashtëzakonshme të përfaqësimit të qytetit të pavarësisë dhe vlerave historike dhe kulturore të gjithë shqiptarëve. E mbaj mend Vlorën shumë të bukur, por sot Vlora është në nevojë për të shkuar përpara dhe për tu bërë porta e shqiptarëve ndaj Mesdheut. Vlora sot është në nevojë për ti kthyer shkëlqimin e ëndrrave të atyre që në Vlorë shpallën pavarësinë. Shqipëria mund të bëhet dhe ne do ta bëjmë” tha Rama.

Duke qartësuar se është në Vlorë jo për të rrugëtuar me qyetarët deri në 23 qershor, por të shprehur angazhimet pas 23 qershorit dhe më tej, Rama  premtoi se do të bëjë për Vlorën atë që sështë bërë në 20 vite bashkë, duke u ndalur dhe në detaje konkrete lidhur me zhvillimin e qytetit.

“Unë jam këtu për t’iu thënë se pas 23 qershorit do të angazhohem për të t’ju përpaqësuar ju dhe për të bërë për Vlorën atë që sështë bërë në 20 vite të marra sëbashku. Vlora është i vetmi vend i Mesdheut që nuk e shfrytëzon detin si ekonomi kombëtare, Kryeministri e përdori si govatë për të mësuar vetë. Rrugëtimi i anijeve dhe gomoneve ndërpritet në segmentin shqiptar. Shqipëria është e izoluar nga deti dhe ne do ta heqim, e gjithë vija bregdetare do jetë e kalueshme” deklaroi Rama.

Euforizmin e fitores e ka përcjellë edhe kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës, i treti në listë Koço Kokëdhima, duke iu drejtua sallës me urimin "Gëzuar 23 qershorin!". Sipas Kokëdhimës, "Himara dhe Saranda sot janë të gjunjëzuara nga varfëria, papunësia , pasiguria dhe padrejtësitë dhe kjo është arsyeja që Himara dhe Saranda do votojnë për PS dhe opozitën e bashkuar.

“Gëzuar 23 qershorin! Në  4 vitet e ardhshme do përfaqësoj popullin e Himarës dhe Sarandës në Parlament dhe kudo ku ndodhem do përfaqësoj qytetarët, gratë rininë emigrantët. Nga lartësia e kësaj salle dëshiroj ti siguroj se nuk do i tradhtoj kurrë dhe do jenë prezent kudo që do të ndodhem unë. Rroftë Himara, Saranda, Vlora dhe Shqipëria. Himara dhe Saranda sot janë të gjunjëzuara nga varfëria, papunësia , pasiguria dhe padrejtësitë. Prandaj me 23 qershor Himara dhe Saranda do votojnë për PS dhe opozitën e bashkuar. Rroftë , fitorja e sigurtë e Rilindjes, e së majtës, e frontit të opozitës së udhëhequr nga kryeministri i ri Edi Rama”,  tha Koço Kokëdhima.

QARKU VLORË1. EDI RAMA2. VALENTINA LESKAJ3. KOÇO KOKËDHIMA4. LUIZA XHUVANI5. FATMIR TOÇI6. ANDREA MARTO7. EDMOND LEKA8. SHUAIP BEQIRI9. MIRA SHEHU10. SHEME LULO11. SOKOL BANA12. GENCI KOJDHELI13. NEIME GJIKA14. NORETA KALCUNI15. INES STASA


Rama i gatshëm për debat: Kryeministri s’mund të fshihet pas barcaletave
Shqiptarët meritojnë një debat mes lidervë të dy forcave politike kryesore në vend. Kështu ka deklaruar shefi i opozitës Edi Rama gjatë bashkëbisedimit të tij me gazetarët në udëtimin me autobusin e Rilindjes drejt qyetetit të Vlorës, ku do të prezantojë edhe listën e deputetëve për këtë qark, të kryesuar nga vetë ai. Rama theksoi se ai ka qenë I gatshëm prej kohësh dhe se Kryeministri nuk mund t’i ikë përmes barcaletave që s’bëjnë më askënd për të qeshur.“Shqiptarët meritojnë të ndjekin një debat mes Kryeministrit në ikje që prej 8 vitesh po rrënon Shqiërinë dhe meje që përfaqësoj “Aleancën për Shqipërinë Europinane” përmes programit të Rilindjes. Mbetem unë që Kryeministri ti përgjigjet ftesës, s’ka asnjë mundësi që t’i iki kësaj ftese dhe të bëjë barcaleta nga ato banalet që sbëjnë të qeshin askënd” tha ai.Kreu i PS ka qenë në një linjë me partnerin më të ri në koalicion, Ilir Meta, sa i përket premtimit të Berishës për heqjen e vizave me SHBA, duke e vlerësuar një tentativë për ti shpëtuar votës së shqiptarëve në 23 qershor.“SHBA ja ka hequr vizën Saliut, shqiptarët nuk do lënë që për shkak të tij t’ia heqin vizën edhe Shqipërisë. Kjo është një tentativë e tij në përpjekje për ti shpëtuar ndëshkimit të votës së shqiptaërve në 23 qershor” theksoi Rama.Kreu i listës së kandidatëve për deputetë të PS për Vlorën i është bashkuar thirrjes së kryebashkiakut Shpëtim Gjika ndaj kandidatit të pavarur për deputet Arben Malaj, duke i kërkuar të tërhiqet mbrapsht nga rruga e gabuar që ka nisur.“Unë i bashkohem thirrjes së të zgjedhurve vendorë dhe përfaqësuesve të PS lidhur me Malajn dhe besoj se di ishte rruga me e arsyeshme dhe të kthehej nga rruga e gabuar dhe të behej pjesë e rrugës sonë pasi me atë rrugë me apo pa dashje i shërben Saliut” deklaroi kryetari i PS.Pjesë e bashkëbisedimit me gazetarët ka qenë edhe tema e shumëdebatuar, KQZ, ku Rama edhe pse shprehu gadishmërinë për dialog me mazhorancën, theksoi se cdo tentativë për ta përdorur për manipulimin e zgjedhjeve do të përballet me reagimin e popullit.“Nuk e di cfarë thotë njëri apo tjetri, di që sot KQZ nga një organizatë e pavarur është kthyer në një organizatë partie. Nëse do ta mbajë KQZ ai do ta mbajë bashkë me përgjegjësinë, ku mund të bëhet pjesë e një ndërmarrje për të manipuluar rezultatin. Nëse do të dialogojë për ti kthyer legjimitetin KQZ ne jemi gati. Përgjegjësia më e madhe për zgjedhjet i takon qevetrisë dhe kjo është shumëfishuar me marrjen në kontroll partiak të KQZ. Se kuptoj që merreni kaq shumë me KQZ, ne se kemi fare problem. Ne s’kërkojmë asgjë. Ne thjesht themi që ky nuk është institucioni që përcakton kodi zgjedhor. Larg qoftë që të përfshihet në manipulim sepse do të përballet me forcën e popullit. Askush s’mund të presë që ne të plotësojmë vendet vakante me bombardimin që iu bë këtij institucioni nga mazhoranca” tha më tej ai.

I pyetur rreth vizionit të tij për zhvillimin e qarkut të Vlorës dhe sa përgjegjëse ndihet selia rozë për mungesën e zhvillimit në këtë qytet, në një kohë kur për 8 vite është drejtuar nga Gjika, ai u përgjigj:

“Bashkia pa qeverinë nuk bën dot asgjë, kur qeveria është e interesuar për ta bllokuar mbetet në kushtet e një kalaje të rrethuar, ky ka qenë rasti i Vlorës. Vlora s’ka marrë financime të denja as në kohën e qeverive socialiste dhe sot Vlora vuan brakstisjen e gjatë nga qeveritë, njëra palë, hë  se këta i kemi tanët dhe i kemi të sigurtë, ndërsa pala tjetër nga mllefi që s’ka votuar kurrë PD. Sot Vlora ndeshet me probleme të mëdha. Ka krizë të rëndë ekonomike dhe sociale. Ka probleme me titujt e pronësisë, certifikatat e tokës për bujqit dhe fermerët. Mungesë të zhvillimit urbanistik dhe të turizmit. Ne jemi gati dhe ka një sërë cështjesh që duhen zgjidhur dhe mbeten peng prej më shumë se 20 vitesh, qeveria s’ka dashur kurrë të shohë potencialin e këtij territori dhe s’ka mundur të dëgjojë hallin e këtyre njerëzve.Ne jemi në gjendje ta transformojmë këtë territor, kemi ide të qarta.  Ju siguroj që në momentin kur qeveria kombëtare kthen sytë në një qyetet të rëndësishëm për vendin, gjërat ndodhin shpej dhe për mirë. S’do ta harroj kurrë që në 100 vjetorin e pavarësisë, atëherë kur të gjithë shqiptarët do të zbarkonin në Vlorë për të festuar, qeveria i mori një pjesë të fondit për ndërtimin e shëtitores në Vlorë” përfundoi Kryesocialisti.