Kakavijë, kapet 28 kg kanavis, në pranga shtetasi grek

Një shtetas grek është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë pasi u kap me një sasi prej 28 kg lënde narkotike të llojit kanabis sativa.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 73-vjeçari Christos Tzouganatos pasi në automjetin me të cilin udhëtonte me targa ZH 6844 u gjet e fshehur sasia e drogës.Sipas policisë, nga kontrolli ka rezultuar se në shasinë e automjetit poshtë sediljeve drejtuesi i automjetit kishte salduar një mbrojte të shashisë , duke krijuar një dhomë të fshehtë ku brenda saj kishte pako me lëndë narkotike mariuanë, me peshë totale 28 kilogramë.Mësohet se i moshuari grek e kishte marrë lëndë narkotike në Fier dhe do ta transportonte në Athinë ku e priste një shtetas tjetër grek.