Majko takime me elektoratin, nuk reagon ndaj Malaj e Islamit
E ndërsa pritej që deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i cili kryeson listën në kryeqytet t'i përgjigjej reagimeve të Kastriot Islamit dhe Arben Malajt të bëra në media dhe rrjetet sociale, në takimet e tij me elektoratin ai nuk i ka përmendur ata. Majko ka hedhur batuta në adresë të krymenistrit Berisha, se tashmë sipas tij ka ardhur koha“Nga politikanët jeni mësuar që të dëgjoni çfarëdo lloj gjërash. Nuk kam ardhur këtu me shokët e mi që të dëgjoni ato që thuhen nëpër televizione. Ne jemi miq. Fushata jonë bazohet tek ajo që ne afrojmë. Partia Socialiste duhet të vijë në pushtet si një kontratë e madhe. Nuk vijmë në pushtet vetëm për socialistët, por do të vijmë në pushtet edhe për ata që nuk do të na votojnë, edhe për ata që do të jenë në pakicë pas 23 qershorit. 23 qershori nuk do të jetë vetëm një votë për të ndryshuar qeverinë. 23 qershori do të jetë një ditë e madhe kur ne të majtë dhe të djathtë do të vendosin se ku do të shkojë Shqipëria. Më 23 qershor duhet të bëhet gati të iki në shtëpi dhe të rrisi nipat dhe mbesat. Ky është mesazhi jonë për Sali Berishën” tha ai.Majko u shpreh se qeverisja e tanishme e ka cuar nivelin e borxhit publik në pikën kritike 63% nga 50% që ajo kishte premtuar ta mbante.“Flitet me zë të lartë se janë rritur investimet pagat. Por, mir , a e dini sa është rritur buka , vaji, mielli, sheqeri? Qeveria duhet ta mbante borxhin publik në 50 për qind, por se ka as 51 , as 52, por mbi 63 për qind. Ndryshe nga 97’ nuk do të ketë piramida si Sudja apo Xhaferri, pro piramidën e kemi brenda. Shqipëria nuk është si 97’, por një vend i falimentuar nga keqqeverisja. E pranon ose nuk e pranon. Kjo nuk do të kalojë thjesht me fjalë. Në parlamentin e ardhshëm një nga detyrat do të jetë hetimi i falimentimit të financave shqiptare me apo pa dashje. Askund nuk do të bëhet përsëritja e gabimeve të PD-së që me paratë e taksapaguesve , të themi si PD-ja që ky është ndërtimi ynë. Pushtetarët janë thjesht administratorë. Ne e quajmë veten të majtë sepse kemi një histori, e dimë nga vijmë dhe e dimë se nga shkojmë. Por kam një pyetje për ata që votojnë sot të djathtën. Çfarë është sot e djathta? Shikoni pak listën e Partisë Demokratike. Përveç Visar Zhitit shikoni ndonjë tjetër? A është listë apo një jetimore ku janë mbledhur të gjithë politikanët që për një apo shumë arsye janë kthyer apo rikthyer në parti, pasi janë përzënë dhe janë rivënë nga lideri i tyre” theksoi Majko.Takimi u zhvillua përkrah busteve të “3 vëllezërve Frashëri”, me qëllim nevojën e programit të Rilindjes të propozuar nga PS, duke bërë kështu një paralelizëm me figurat historike të Rilindjes Kombëtare të cilët kontribuan një shekull më parë për themelimin e shtetit tonë.