Manjani: Rrotacioni i sigurt, populli nuk të lë të qeverisësh më shumë se 2 mandate
Ndërsa fushata elektorale ka staruar tashmë zyrtarisht për partitë, nënkryetari i LSI njëherësh dhe kandidat për deputet në qarkun e Tiranës konstaton se nuk rritje të tensionit mes palëve. Në RTV Ora News Ylli Manjani deklaroi se tashmë për shqiptarët dhe vetë demokratët është mëse e qartë se PD është në ikje. Ai u shpreh i sigurt se rrotacioni është fakt, pasi në gjithë historinë tradicionale të vendit tonë populli nuk të lë të qeverisësh më shumë se dy mandate.“Për fatin e mirë ska tension, edhe për shkak të faktit se gjithkush e di që PD është konsumuar, ikën.Politika është pjesë e konsumit kur qeveris drejtëpërdrejtë, populli nuk të lë të qeverisësh më shumë se 2 herë. Sfida është, nëse grupi që vjen sa është në gjendje të garantojë shpresë, zgjidhje për problemet. Me gjithë grupin që punojmë duhet të kuptojmë se “Aleanca për Shqipërinë Europiane” është aleanca politike më e gjerë, pra marrja e pushtetit është e sigurtë. Duhen premtuar gjëra që mund të bëhen dhe jo në ajër.Puna është bërë gjithnjë e më e vështirë se biznesi është në stanacion, shteti është në pamundësi financiare për të shlyer biznesin” tha ai.Ky konstatim sipas Manjanit nuk është emocional, por rezultat i një analize politike në vend. Manjani ka sheshuar edhe hamendësimet se LSI mund ti bashkohet sërish PD, nëse kjo e fundit surprizon me marrjen e një mandati të tretë, duke deklaruar zyrtarisht se nuk ka kthim mbrapa.“Bindja që vjen për cështje është analize faktike. Konsumi ka qenë i ndëshkueshëm në Shqipëri tradicionalisht. Euforia ska hyrë ende, zgjedhjet janë shumë të vështira, Berisha asnjëherë nuk ka pranuar humbjen.Meqenëse e rregulloi me Gjovalinin, Kacin e Dogjanin, ai mendon se i ka të gjitha të sigurta. Por e gjithë përvoja e tij politike e ka një fund, varet sesi e merr pasi ka arritur gjithcka si politikan, por ai nuk e do këtë. LSI ka hyrë në koalicion parazgjedhor me PS dhe partitë e tjera, e ka bërë këtë punë se vendi ka nevojë për rrotacion politik, ekulibra të ri politik dhe se ora e doktorit ka mbaruar. Po të donim të bëhej kjo lojë do ishim të vetëm në zgjedhje dhe do ta ndanim pas zgjedhjeve, por jo, e bëmë tani për të shuar cdo hamendësim” deklaroi Manjani.E ndërsa pret të mandatohet si deputet për legjislaturën e re parlamentare në një zonë dukshëm të njohur si informale, Ylli Manjani deklaroi se çështja e legalizimeve duhet të marrë fund si një domosdoshmëri dhe nevojë jetike për qyetarët.“Nuk është mirë ta lidhim me zgjedhjet dhe fushatën, kjo ka të bëjë me të drejtën për të jetuar. Shteti në vite nuk ka qenë në gjendje ti garantonte lirinë e lëvizjes cdo qyetari, ata e kanë zgjedhur vetë të drejtën e tyre të vendqëndrimit. Për fat të keq etiketohen si zona informale, nëse është kështu atëherë zona më e madhe informale është kryeqyeti. Gjendemi përballë një fakti ku shteti ka marrë përsipër të njohë faktin në terren, tani nuk njihet ligjerisht , pra nuk u jepet certifikata e pronësisë që të vërtetojë legalisht banesën, pronën që i takon qytetarit. Kjo e bën të konstestueshëm edhe planin e urbanizimit. Agjencitë e zbatuese të ligjit abuzojnë. Është një proces shumë kompleks që duhet të zgjidhet, nuk ka kuptim të mos jepet certifikata e pronësisë” përfundoi ai.