Vlorë, motori përplaset me bordurat, humb jetën 37-vjeçari
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugën transballkanike në Vlorë. Ngjarja e rëndë është reghjistruar rreth orës 15: 00, ku 37 vjecari Shpëtim Gjinaj ndërsa udhëtonte me motorin e tij ip Suzuki është përplasur me bordurat e rrugës transballkanike që të con drejt lagjes Çole.Për pasojë 37 vjecari ka marrë dëmtime të rënda në të gjithë trupin dhe përkundër tenativës për ti dhënë ndihmën e parë në spitalin rajonal, ai nuk ka mundur të mbërrijë i gjallë duke ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.Blutë e Vlorës të mbërritur në vendngjarje nisën hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë shpejtësia mbi normat e lejuara e drejtuesit të motorit.Kohët e fundit aksidentet automobilistike në Vlorë janë bërë mëse prezente për shkak të mungesës së sinjalistikës në rrugë.