Elbasan, prangoset i kërkuari për tentativë grabitje

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një të kërkuari për grabitje. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 23-vjeçari Shpresim Beluli ndërsa është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij.Sipas policisë 23-vjeçari Beluli ishte shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda pasi akuzohet për tentativë grabitje në një pike karburantiNgjarja e rëndë është shënuar në muajin shtator ku Beluli së bashku me një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur kanë tentuar t`i vidhnin paratë punonjësit të karburantit.Në pamundësi për ta grabitur dy autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa policia ka sekuestruar në vendngjarje edhe armën, tip automatik.Pas muajve kërkimesh policia ka arritur të arrestojë 23-vjeçarin Shpresim Beluli ndërsa po vijon kërkimet për kapjen e autorit të dytë.