Banka Botërore: CEZ nuk i ka plotësuar kushtet
Privatizimi i CEZ një lidhje martesore që nuk ka kthim prej divorcit. Ky ka qenë vlerësimi i Jane Armitage drejtoreshë e Bankës Botërore për Evropën Juglindore në lidhje me situatën e krijuar në sistemin e shpërndarjes së energjisë në vendin tonë. Në konferencën me rastin e fundit të mandatit Amitage u shpreh se për sektorin energjitik Banka Botërore do të jap një kredi prej 100 milion USD." Ne jemi vërtet të zhgënjyer përsa i përket rezultatit të privatizimit të Kompanisë së Shpërndarjes së energjisënë Shqipëri. Ne e kemi mbështetur një privatizim të tillë pasi synohej që të uleshin humbjet në rrjet dhe të rriteshin arkëtimet por ende pas tre vitesh nuk është arritur gjë madje gjendja është përkeqësuar. Këtë gjë e konstatojnë konsumtarët por edhe ne. Banka Botërore e ka nxitur dialogun midis Kompanisë CEZ dhe Qeverisë për gjetjen e një zgjidhje por kjo është një lidhje martesore e cila është e destinuar drejt divorcit pas i ka kaluar koha. Situata energjitike në vendin tuaj nuk është shumë pozitive. Konsumatorët duhet që të paguajnë faturat madje nëse është e nevojshme dhe të pranojnë një rritje të cmimit të energjisë për një shërbim më cilësor. Ne po ofrojmë mbështetje në këtë sektor dhe për këtë kemi ofruar edhe një kredi prej 100 milion dollarësh për energjinë. " tha Armitage.Ndërkohë në lidhje me reformën e pensioneve Drejtoresha e Europës Juglindore kërkoi rritje të moshës së daljes në pension dhe kujdes me rritjen e tyre në kohë fushate." Reforma ne pensione eshte nje ceshtje me rendesi per vitet e ardhshme. Per momentin nuk eshte nje problem akut, por kerkohet reforme strukturore ne kete drejtim. Te rritet mosha e pensionit, te eleminohet vakumi I daljes heret ne pension, te rriten kontributet si dhe te evitohet rritja e pensioneve ne prag te zgjedhjeve pasi do te krijonte problem me vone. Zgjidhja e vetme eshte qe qeveria te indeksoje rritjen e pensioneve ne raport me inflacionin. Eshte e rendesishme qe qeveria e 2013, cila do qofte te merret me reformen e pensioneve. Te zgjidhen modelet e duhura, ne ofrojme asistencen tone teknike. " tha Armitage.Në lidhje me rritjen e ekonomike për këtë vit Armitage përsëriti dhe njëherë se nuk do të jetë më shumë se 1 % ndërkohë që kërkoi shumë kujdes me nivelin e borxhit publik.