Drogë në kufi, sekuestrohen 125 kg marijuanë, në pranga 5 shqiptarë

5 shtetas shqiptar kanë rënë në pranga , ndërsa janë sekuestruar edhe 125 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek.Policia greke mesditën e sotme ka bërë të mundur sekuestrimin e 125 kg marijuanë në në fshatin Vrisella, Igumenicë, ku fillimisht blutë kanë rënë në gjurmë të sasisë së drogës, ku kanë identifikuar 4 çanta me 125 kg marijuanë në total të fshehura në disa shkurre.Menjëherë pas kësaj policia greke ka rrethuar zonën ku u gjet droga, ku më pas ka arrestuar në kufirin mes dy shteteve dhe 5 shtetasit shqiptarë , përkatësisht të moshave 21, 24,30, 38 dhe 42 vjeç, të dyshuar si posedues dhe transportues të lëndës narkotike.Sic bëjnë me dije efektivët grekë 5 shqiptarët dyshohet se e kanë transportuar drogën nga fshati Janjari i Sarandës për në token greke, ndërsa po sipas policisë të arrestuarit deklarojnë se janë nga Lushnja, por dyshohet se mund të jenë nga Saranda.