Hilari Clinton përmbyll vizitën në Tiranë
Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka përmbyllur vizitën e saj disa orëshe në Tiranë. Pas takimeve me krerët më të lartë të shtetit, ekskorda e zonjës Klinton është nisur drejt aeroportit “Nënë Tereza” dhe më pas avioni i saj është larguar nga Shqipëria.Sekretarja Clinton mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas, pak pas orës 10.30 minuta ku u prit në aeroport nga Ministri i Jashtëm Edmond Panariti dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu.Takimin e parë zonja Clinton e ka zhvilluar në Pallatin e Brigadave ku është takuar me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, ndërsa ka marrë edhe dekoratën më të lartë, atë të “Urdhërit të Flamurit”.Pas takimit me kreun e shtetit, zonja Clinton është takuar me kryeministrin Sali Berisha ndërsa ka mbajtur edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.Pas kësaj, zonja Clinton është takuar me kryetarin e opozitës Edi Rama, e më pas me stafin e ambasadës amerikane, që do të jetë edhe takimi i fundit i saj.Hilary Clinton sekretarja e 4-rt amerikane që viziton ShqipërinëSekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton është e katërta drejtuese e departamentit të Shtetit që vizton Shqipërinë që pas viteve 90.I pari që shkeli në Tiranë, në 1991 ishte sekretari i atëhershëm Xhejms Bejker. Ai pati një pritje madhështore në Shqipërinë e sapo dalë nga mbi 45 vjet izolim të plotë komunist.Vizita e dytë do të ishte pas afër 10 vitesh, në 2000, ajo e zonjës Madelein Albright, ndërsa pak vite më vonë në 2003 do të vinte sekretari i atëhershëm Kolin Pauëll, vizitë e cila do të vinte bazat e anëtarësimit të mëpasshëm të Shqipërisë në NATO.Ndërsa ngjarja më kulmore në marrëdhëniet mes dy vendeve është vizita në vitin 2007 e presidentit të atëhershëm George W Bush, i cili nga Tirana paralajmëroi pavarësinë së Kosovës.