Clinton: Bashkëpunim politik, zgjedhje të lira dhe luftë ndaj korrupsionit

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka kërkuar nga udhëheqësit shqiptarë të punojnë bashkarisht për të zhvilluar zgjedhje të lira si dhe për të luftuar korrupsionin.Duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, zonja Klinton theksoi se muajt në vazhdim janë kritike për integrimin e Shqipërisë prandaj duhet të plotësohen disa objektiva.“Muajt që vijnë janë kritike. Si mikeshë dhe admiruese e Shqipërisë shpresoj që ju do te keni disa objektiva që dueht të arrini.  Zgjedhjet të jenë të hapura dhe të balancuara.  Kjo është për arsyet më të mria  që populli shqiptar të ketë besim tek ju si udhëheqës. Kjo  do t`i përcjellë edhe një mesazh edhe BE-së që politika po punon pa vështirësi” tha Klinton."I bëj thirrje jo vetëm udhëheqësve por edhe popullit shqiptar që të punojnë për t`i bërë zgjedhjet e ardhshme të suskesshme.  Në të njëjtën kohë është me rëndësi edhe kosolidimi  i shtetit,  zbatimi i ligjit dhe forcimi i institucioneve. Këto duhet të metralizohen se nëse kjo nuk ndodh kjo do të jetë përgjegjësi për udhëheqësit.  Duhet të bëni shumë për korrupsionin pasi ai bllokon zgjidhjet ekonomike dhe mbron udhëheqësit që s`kanë vlera morale. Eleminimi i korrupsioni kërkon një bashkëpunim dhe gjithë udhëhesësit duhet të punojnë për ta luftuar atë” shtoi Klinton.Zonja Klinton theksoi gjithashtu se SHBA-ja do të mbështesë Shqipërinë në anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.“Më lejoni të them që te punoni për të marrë vendime të vështira për progresin tuaj për të hyrë aty ku u takon në BE, SHBA do ju mbështesin, ne jemi partneri juaj, jemi së bashku, e dimë cfarë bote duam për fëmijët tanë, një botë tolerance e përfshirëse, me të drejta njerëzore që mbështesin popullin dhe është detyrimi ynë që t’i japim këto rezultate për popujt tanë që na kanë dhënë besimin. Besoj se ju do i kapërceni vështirësitë e do i merrni mundësitë që shekulli ju ofron e do t’i them cdokujt që nëse doni të shikoni demokraci të vërtetë në veprim shkoni në Shqipëri” tha Klinton."Zgjedhjet që vijnë janë thelbësore për konsolidimin e demokracisë suaj për brezat e ardhshëm dhe vetëm ju dhe vetëm ju mund t’i bëni e përgjigjeni pyetjeve; a do ndërtojë Shqipëria qeverisjen e mirë e do të fitojë besimin e popullit? A do i lini mënjanë diferencat politike për të mirën e vendit, a do mbështesni reformat që do krijojnë mundësi ekonomike për gjithë shqiptarët, a do punoni për hyrë në BE si një rrugë për paqe afatgjatë, a do jeni model për rajonin e vendin" tha Klinton.Gjithashtu, zonja Klinton ka vlerësuar edhe tolerancën fetare në Shqipëri. "Toleranca fetare që ju keni është dhuratë e veçantë që nuk gjendet në vende të tjera të botës ju duhet ta përdorni si argument tjetër në favor të karakterit unik të këtij vendi. Këto janë pyetje të vështira, unë skam përgjigje, unë vij me një ndjenjë të thellë besimi tek ju" tha ajo.