Vizita e Klintonit në Tiranë shkakton kaos në trafik

Bllokimi i rrugëve për shkak të vizitës së sekretares amerikane Hilari Klinton në Tiranë por edhe shiu I dendur kanë shkaktuar kaos në trafik.Rrugët e kryeqytetit këtë mëngjes janë bllokuar totalisht nga trafiku dhe makinat kanë qëndruar të bllokuara në pamundësi për të lëvizur.Më të bllokuara dhe më me vështirësi në lëvizjë kanë qënë rrugët që të çojnë drejt qendrës së Tiranës, pasi atje ndodhen edhe institucionet ku sekretarja amerikane Klinton do të zhvillojë edhe takimet me krerët më të lartë të shtetit.Gjithashtu raportohet se një nuëmr i madh automjetesh janë bllokuar në rrugët periferike, ku edhe shiu i dendur që bie e vështirëson edhe më shumë situatën në rrugët e kryeqytetit.