Reshjet e shiut, probleme në Lezhë dhe në Librazhd
Shirat e dendura të rëna gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në disa zona në qarkun e Lezhës.Sipas informacioneve, në fshatin Barbullonjë janë përmbytur dhjetra shtëpi dhe sipërfaqe toke bujqësore.Mësohet se përmbytjet kanë ardhur edhe si pasojë e mosfunksionimit të hidrovorit të Tales.Ndërkohë reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshkitje dherash edhe në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd.Situata problematike paraqitet në Murrash ku rrëshkitjet e dherave në rrugë kanë shkaktuar problem në qarkullimin e automjeteve.Gjithashtu problem ka pasur edhe në qytetin e Durrësit ku reshjet e shiu ka shkaktuar përmbytje në qytet por situata më problematike paraqitet në periferi.Mësohet se përmbytje ka pasur edhe në zonën e Plazhit dhe në Kodër Vilë ndërsa si pasojë e erës së fortë nuk lejohet dalja në det e peshkarexhave dhe anijeve të vogla tregtare.