Tiranë, tregëtimi i aboneve pa karton

Qytetarët në Tiranë janë ndier konfuz dhe në disa raste janë zbritur nga fatorinot, kur i kanë treguar këtë abone (pamje) të pa shoqëruar me karton si në 10 vitet e fundit. Bashkia e Tiranës në një urdhër të vecantë thotë e nuk e njeh kartonin shoqërues të aboneve .Në këtë urdhër janë të përfshira nenet e kontratës mes Bashkisë dhe opertaorëve, nenet e së cilëve përcaktojnë se cmimi i biletës së udhëtimit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave apo autoriteve kompetente ligjore. Në këtë mënyrë insitucioni i Bashkisë bën të ditur se do të njohë vetëm këtë abone dhe jo kartonin shoqërues të saj lëshuar nga shoqata.Sipas urdhërit të Bashkisë, operatorët të cilët nxjerrin formate kartonash për të shoqëruar abonene, jo vetëm që do të konsiderohen të paligjshëm, por do të penalizohen me masa ekstreme për disinformimin që kane krijuar tek qytetaret si dhe mosrespektimin e kushteve te kontrates.Por nga ana tjetër Shoqata e Transportit qytetas në reagimin e saj thotë se kartoni ka elmentë më të lartë sigurie dhe në anën tjetër kostoja është mbuluar nga Shoqata. Hazbi Parllaku, kreu i Shoqatës së Transportit qyetas thotë se kjo formë e re e tregëtimit dhe e përdorimit të aboneve rrit abuzivitetin, sepse mund të falsifikohen lehtë.Shoqata ka shpërndarë ditën e sotme disa njoftime, ku u kërkon qytetarëve të bëjnë kujdes kur të blejnë abonetë e muajit nëntor, për tu siguruar që janë në shoqëruar me karton dhe jo false.