Cërrik, plagoset me thikë 19-vjeçari, arrestohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2012, 10:29
Një 19-vjeçar është plagosur rëndë me thikë pas një grindje për motive të dobëta.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Cërrikut ku një 19-vjeçar është goditur me thikë nga 33-vjeçari Çelo Çani nga Jagodina i cili u arrestua nga policia.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.