Moti i keq, shembet një banesë në Bulqizë, s`ka të lënduar

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në rrethin e Bulqizës. Një banesë është shembur në fshatin Leçan të komunës Ostren  nga moti i keq por fatmirësisht pa dëme në njerëz.Mësohet se 6 anëtarët e familjes kanë dalë në kohë nga banesa duke mundur të shpërtojnë pa dëmtime.Ndërkohë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut  ka patur rrëshqitje dherash në aksin Burrel-Milot dhe Klos-Bulqizë duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këto akse.Gjithashtu për shkak të motit të keq shumë fshatra të Bulqizës janë izoluar, pasi janë shembur urat  lidhëse.