Elbasan, makina përplaset me kamionin, plagosen 2 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2013, 19:19
Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të automobilistik në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në vendin e quajtur "Ura e Bakallit"ku një automjet në të cilin udhëtonin një cift janë përplasur me një kamion.Për pasojë, cifti, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit për marrjen e ndihmës mjekësore.Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shakqeve të aksidentit.