Diskriminoi burrat në lista, KQZ gjobit me 8 mln Partinë Popullore Kristian Demokrate

Partia Popullore Kristian Demokrate gjobitet me 8 milion lekë për diskriminim ndaj përfaqësimit të burrave në listat e saj.Ndërkohë që para disa ditësh KQZ-ja ka gjobitur Partinë Demokratike, Partinë Socialiste dhe Levizjen Socialsite për Integrim për mospërfaqësimin e grave në kuotën 30% në listat e kandidatëve për deputetë, e kundërta ka ndodhur në mbledhjen e saj të radhës.Partia Popullore Kristian Demokrate është gjobitur me 8 milion lekë për diskriminim ndaj burrave, pasi në listat e saj numri i burrave të kandiduar në 8 qarqe të vendit nuk e kalonte 30%-shin e përfaqësimit.Në këtë mbledhje është miratuar lista për deputet e 16 partive të vogla të cilat kanë dorëzuar dokumentacionin e rregullt pas konstatimit nga KQZ-ja më herët të disa parregullësive.Po ashtu u shqyrtua dhe kërkesa e një shoqate për vëzhgimin e zgjedhjeve të 23 qershorit, e cila nuk u aprovua nga KQZ-ja për arsye se Presidenti i saj është njëherësh edhe kandidat i LSI, çka për Komisionin përbënte shkelje.Lista e partive politike që u shqyrtuan në mbledhjen e sotme.Nr.Subjektet zgjedhore1 Partia Social Punëtore (u miratua)2 Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim(u miratua)3 Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (u miratua)4 Partia Uniteti Kombëtar (u miratua)5 Partia Lëvizja Shqipëria e Re (u miratua)6 Partia Ardhmëria Shqiptare (u miratua)7 Partia Arbnore Kombëtare (u miratua)8 Partia e Gjelbërt (u miratua)9 Partia Komuniste (u miratua)10 Partia Ligj dhe Drejtësi (u miratua)11 Partia Konservatore (u miratua)12 Partia Lëvizje për Drejtësi e Shqipëtarëve(u miratua)13 Partia Pajtimi Kombëtar (u miratua)14 Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë (u miratua)15 Kandidat i mbështetur nga Zgjedhësit, Laureta Gjoni (u rrezua)16 Partia mendimi i Djathtë Liberal (u miratua)17 Partia Popullore kristian Demokrate (u miratua)